Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit ka vendosur për lejimin e vendosjes në qytet të dy busteve, atë të serbo-shqiptarit Skënderbe dhe atë të heroit kosovar Adem Jashari.
Në mbledhjen e kuvendarëve rreth pikës në të cilin ishte paraparë kjo çështje, pati debat mbi vendosjen e busteve. Debate pati edhe për lokacionet e përshtatshme për ngritjen e tyre në qytet.
Propozimi i hedhur në votim është përkrahur nga asamblistët e subjekteve shqiptare por eshte kundershtuar nga etnite e tjera si partia boshnjake Vakat, partia turke KDTP dhe NDS-ja boshnjake.
Për jetësimin e këtyre projekteve do të kujdeset ekzekutivi komunal.