Në qeli për blerje votash, SPAK do të japë pretencën për Belerin më 13 shkurt

Prokuroria e Posaçme pritet të japë pretencën për Fredi Belerin më datë 13 shkurt. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës mbetet në qeli në masën e arrestit me burg i akuzuar për blerjen e votave.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para votimit ndërkohë që teksa ishte në qeli fitoi edhe zgjedhjet në Bashkinë e Himarës. Por deri tani atij i është refuzuar leja për t’u betuar.

Pak ditë më parë Apeli i Posaçëm rrëzoi kërkesën për lejen gjë e cila sipas avokatit do të kundërshtohet përmes një rekursi në Gjykatën e Lartë. Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit nën akuzën e krimit zgjedhor të shitblerjes së votës./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne