Në qeverisjen e Netanyahut me të cilën EBA dhe Bahreini u pajtuan janë masakruar 3.500 palestinezë

Nga MUSTAFA DEVECİ

Në periudhën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu me të cilën Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahreini nënshkruan marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve janë martirizuar dhe plagosur në sulmet e forcave izraelite mijëra palestinezë, përshirë shumë gra dhe fëmijë.

Netanyahu i cili tregohet si një nga arkitektët kryesorë të presionit dhe shkeljeve që Izraeli ka kryer kundër Palestinës dhe i cili del në pah me pikëpamjet e tij të ekstremit të djathtë, ka ushtruar detyrën e kryeministrit gjatë dy sulmeve të përgjakura që ushtria izraelite ka ndërmarrë në Rripin e Gazës nën bllokadë.

Qeverisja Netanyahu e cila vazhdon ende ka qenë mjaft e përgjakur dhe është shndërruar në një makth nga pikëpamja e palestinezëve.

Sipas të dhënave nga institucioni izraelit për të drejtat e njeriut, B’Tselem, rreth 3.500 palestinezë janë martirizuar në sulmet e forcave izraelite në Gazën e bllokuar dhe në Bregun Perëndimor nën okupim, gjatë priudhës që Netanyahu ka ushtruar pa ndërprerë detyrën e kryeministrit që nga viti 2009 e deri më tani.

Ndërkohë 799 fëmijë dhe 342 gra ndodhen në mesin e palestinezëve që kanë humbur jetën gjatë sulmeve izraelite.

Dy herë dha urdhër për sulme me gamë të gjerë në Gaza

Rripi i Gazës është rajoni që ka paguar koston më të rëndë në sulmet izraelite gjatë periudhës së Netanyahut.

Netanyahu i cili ka qeverisur shtatë herë në postin e kryeministrit, është personi i cili ka dhënë urdhrin për sulmet në vitin 2012 të emërtuara si “Operacioni kolona e reve” kundër Rripit të Gazës dhe në vitin 2014 për “Operacionin e linjës mbrojtëse”.

Këto dy sulme krahas humbjeve të jetëve, shkaktuan edhe shkatërrime të mëdha në Gaza dhe qëndrojnë në krye të masakrave që Izraeli ka kryer kundër palestinezëve në vitet e fundit.

Sipas të dhënave të B’Tselem, në sulmet që Izraeli kreu në vitin 2012 kundër Gazës humbën jetën 167 palestinezë.

2014-ta, një prej viteve më të përgjakura

Për shkak të sulmit që Izraeli filloi më 8 korrik kundër Gazës nën detyrën e kryeministrit Netanyahu, viti 2014 ka qenë një prej viteve më të përgjakura në historinë e Palestinës.

Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara (OKB), ushtria izraelite gjatë 50 ditëve, krahas 6.000 sulmeve ajrore goditi Gazën me rreth 50 mijë godite me të shtëna nga tanket dhe topat.

Në sulmet izraelite u martirizuan mbi 2.251 palestinezë, përfshirë 551 fëmijë dhe 299 gra ndërsa u plagosën mbi 11 mijë persona dhe mbi 1.500 fëmijë mbetën jetimë.

Autoritetet palestineze kanë theksuar se kryesisht për shkak të sulmeve ajrore në qytetin e shndërruar në gërmadhë u dëmtuan 28.366 shtëpi prej të cilvave 3.329 u shkatërruan plotësisht dhe 23.445 pjesërisht.

Për shkak të sulmeve në Gaza, ku u dëmtua rëndë infrasturktura mbetën pa shtëpi 65 mijë palestinezë.

Masakër përpara syve të botës

Forcat izraelite shkaktuan një masakër të re në rajon në vitin 2018 nën qeverisjen e Netanyahut i cili ka dhënë edhe urdhrin për sulmet në vitet 2012 dhe 2014 që tregohen si sulmet më të përgjakura të ndërmarra kundër Gazës.

Në protestat paqësore “Marshi i Kthimit të Madh” që filluan më 30 mars 2018 në kufirin e Gazës dhe që vazhuan për muaj me radhë, ushtarët izraelitë nuk ngurruan të përdorin forcën ekstreme kundër palestinezëve, përfshirë këtu edhe plumbat e vërtetë.

Qeveria e Netanyahut, nuk mundi të tolerojë as protestat paqësore që u mbajtën në kufi me kërkesën për të drejtën e rikthimit të refugjatëve palestinezë të dëbuar me forcë nga territoret e tyre si dhe heqjen e bllokadës ajrore, tokësore dhe detare që zbatohet ndaj Rripit të Gazës që prej vitit 2006.

Në protestat të cilat ndiqeshin drejtpërdrejt nga televizionet lokale, ushtarët izraelitë masakruan palestinezët përpara syve të të gjithë botës.

Sipas të dhënave të Al Mezan një prej organizatave për të drejtat e njeriut në Gaza, nga ushtarët izraelitë në protesta u martirizuan 215 palestinezë dhe mijëra të tjerë u plagosën.

Në mesin e personave që humbën jetën në sulmet izraelite në kufirin e Gazës përfshihen 47 fëmijë, 2 gra, 4 punonjës të shëndetësisë, 2 gazetarë dhe 9 persona me aftësi të kufizuara.

Është rritur shembja e shtëpive të palestinezëve në Kudsin Lindor

Krahas masakrave në periudhën e Netanyahut është rritur vazhdimisht edhe presioni mbi palestinezët.

Kryesisht në Kudsin Lindor të okupuar, derisa administrata izraelite nuk u jep leje palestinezëve që të ndërtojnë shtëpi, ajo vazhdon të shembë disa shtëpi me pretendimin se ato janë ndërtuar pa leje.

Sipas raportit të B’Tselem, Izraeli këtë vit ka shembur me arsyetimin se “janë pa leje” 30 shtëpi të palestinezëve në Kudsin Lindor ndërsa 59 familje janë detyruar të shembin vetë me duart e tyre shtëpitë për shkak të vendimit për shembje të Izraelit. Për shkak të këtyre shembjeve pa shtëpi kanë mbetur 278 njerëz prej të cilëve 141 janë fëmijë.

Sikur të mos mjaftonte shembja e shtëpive të palestinezëve, qeveria izraelite u merr pronarëve të shtëpive edhe shpenzimet për shembjen e shtëpive në fjalë.

Për këtë arsye, shumë familje palestineze, për të mos paguar edhe shpenzimet e shembjes detyrohen t’i shembin vetë strehat e tyre.

Sipas raportit, në vitin 2010 në Kudsin Lindor u shembën 23 shtëpi të palestinezëve. Kjo paraqet rritjen e shënuar në vitet e fundit në shembjen e shtëpive në Kudsin Lindor./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne