Në Selanik arrestohen 44 imigrantë të huaj

Policia greke paradite në Selanik ka arrestuar 44 imigrantë ilegalë dhe dy organizatorë të dyshuar për transportin e tyre.

Policët e kanë realizuar aksionin pasi para një depoje kanë vërejtur një kamion të dyshimtë. Derisa ka zgjatur kontrolli i kamionit, nga depoja ka dalë një shtetas i huaj 34-vjeçar, e pastaj u zbulua edhe një bashkëkombas i tij 27-vjeçar.

Gjatë bastisjes në deponë, policët kanë zbuluar 44 imigrantë, të cilët para disa ditëve kanë hyrë ilegalisht në Greqi përmes kufirit greko-turk, ndërsa sot me kamionin janë janë transportuar në Selanik, për çka dy shtetasve të arrestuar të huaj u kanë paguar një shumë të caktuar të parave.

Imigrantët u janë dorëzuar nëpunësve të Sektorit për menaxhim me migracionin pranë Drejtorisë greke për të huaj, ndërsa dy të huajt janë arrestuar me akuzë për kontrabandë me njerëz.

Kombësia e shtetasve të arrestuar të huaj, si dhe të imigrantëve nuk u kumtua.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne