Në SHBA një person hap zjarr brenda një sinagoge

Një sulmues ka hyrë në një sinagogë në qytetin Pitsburg të Pensilvanisë dhe ka hapur zjarr, ka thënë policia.

Epiket e emergjencës kanë arritur në sinagogën “Tree of Life”, raporton BBC.

Një zëdhënës i policisë ka thënë se ka pasur  viktima.

“Jemi duke e vëzhguar situatën. Është e domosdoshme që fqinjët dhe komuniteti që gjendet përreth sinagogës Tree of Life të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Mos dilni jashtë”, ka thënë zëdhënësi Jason Lando.

Në kohën e sulmit në sinagogë, sipas një dhënave të publikuara në uebfaqen e kësaj sinagoge, ka qenë duke u zhvilluar një shërbim fetar.

Nga fotografitë e postuara në rrjetet sociale shihet një numër i shtuar i policisë në zonën afër sinagogës.

Departamenti për Siguri Publike i Pitsburgut ka shkruar në Twitter se “një sulmues aktiv” është raportuar se gjendet në zonë dhe u ka bërë thirrje njerëzve që të shmangin zonën.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka shkruar në Twitter se po përcjell situatën në Pensilvani, duke iu bërë thirrje njerëzve që të shmangin zonën Squirrel Hill.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne