Prestigjiozja amerikane “Lonely planet”: Shqipëria, ndër 10 destinacionet për t’u vizituar në 2019

Prestigjiozja amerikane “Lonely planet”: Eksploroni një kryeqytet tërheqës si Tirana Tirana një kryeqytet tërheqës që mund të eksplorohet për shumë më pak se çdo vend tjetër në Europë.

Prestigjiozja amerikane “Lonely planet”e ka përzgjedhur Shqipërinë në 10 destinacionet për t’u vizituar në 2019.

Shqipëria me bukuritë e saj natyrore, historike dhe kulturore, i cili ka shumë për t’u zbuluar dhe për t’u eksploruar , vazhdon të tërheqë vëmendjen e agjencive dhe web-siteve të huaja. “Shqipëria mbetet destinacion ku mund të ecni nëpër peizazhe të bukura malore, fshatrat e përjetshëm dhe të eksploroni një kryeqytet tërheqës si Tirana për shumë më pak se çdo vend tjetër në Europë”, shkruan “Lonely planet”.

Në artikullin e saj prestigjozja amerikane e rendit Shqipërinë mes 10 vendeve si : Southern Nile Valley, Egjipt, Todz Poloni, Great Smokey National Park , Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Maldive, Houston SHBA, Argjentinë, Bangladesh, Ekuador, Slloveni.

44842595_340390253184413_2404087216423829504_n

44979722_299399537325883_654431786163503104_n

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne