Në Shqipëri organizohet konferenca “Suneti i Profetit s.a.v.s., Imam Aliu (a.s.) dhe bektashizmi”

Qendra Botërore Bektashiane në bashkëpunim me qendrën kulturore të Iranit në Shqipëri, organizoi konferencën ndërkombëtare “Suneti i Profetit s.a.v.s., Imam Aliu (a.s.) dhe bektashizmi”.

Në këtë konferencë morën pjesë dijetarë dhe intelektualë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Franca, Gjermania, Turqia, Azerbajxhani, Iraku, Rusia dhe Bosnja e Hercegovina. Konferenca është ndarë në dy pjesë, në atë zyrtare dhe shkencore, ku pjesa zyrtare u hap me fjalimin e hirësisë së tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, kryetari i Qendrës Botërore Bektashiane. Në fjalën e tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj deklaroi: “Suneti i Profetit s.a.v.s. dhe vepra e Imam Aliut (a.s.) kanë një burim dhe mendimi i Tarikatit Bektashi është i bazuar mbi këto dy baza”./ PT

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne