Shqiperia

Në Shqipëri të shkarkojnë ende nga detyra me ligjin e vitit 1955

Prej disa ditësh në zyrat e Autoritetit Rrugor Shqiptar ka tension. Me ardhjen në krye të Sonila Qatos, ish-ministres për Sipërmarrjen që zëvendësoi të akuzuarin Afrim Qendro ka nisur një valë shkarkimesh. Vetëm në një ditë ajo ka firmosur shkarkimin e 11 zyrtarëve të niveleve të larta. Një ditë më pas ata nuk janë lejuar të futen brenda.

Por ajo që bie në sy në dokumentin e largimit nga detyra është se vendimet janë marrë “në bazë të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë të datës 12.07.1955!!!”. Gafë apo pakujdesi nga shpejtësia? Ndoshta, por e pafalshme në një dokument zyrtar të një institucioni kaq të rëndësishëm që firmos kontrata për ndërtime rrugësh me miliona euro.

OPINIONE