Haradinaj: Kërkesa e SHBA’së për pezullim të taksës, na e mbush mendjen

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pasi foli nga Kuvendi ka folur para mediave, për takimin me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley.

Haradinaj tha se ua ka bërë me dije se sa është e rëndësishne të vazhdohet dialogu pasi sic tha ai është interes i ndërsjelltë i dy vendeve.

“Dialogu duhet të vazhdojë, që duhet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative ligjore në kufijtë ekzistues, por e cila nuk nënkupton një republikë të Millorad Dodikut në Kosovë”, ka thënë ai.

I pyetur nga gazetarët nëse kërkesa e vazhdueshme e SHBA-së për pezullim të taksës ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnjës ia ka mbushur mendjen që të ndërmarrë një veprim të tillë, Haradinaj tha:

“Kërkesa e SHBA-së për pezullim të taksës natyrisht se na e mbush mendjen. Janë dy aspekte. Njëra është që taksa të shihet si pengesë për t’u kthyer në dialog.

Tjera është si ndihmesë për t’u arritur më shpejtë marrëveshja. Për aq kohë sa tarifa është në fuqi, koha i kushton më shumë Serbisë sesa Kosovës”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka komentuar edhe takimin e Presidenti Hashim Thaci me kryetarin e LDKsë, Isa Mustafa. Ai tha se takimet e konsultat e tilla mes liderëve janë të mira.

“Mendoj që takimet janë të mira konsultat mes udhëheqsve politik edhe unë bëjë takime të vazhdueshme me Mustafën, Kurtin e Ahmetin”,ka thënë ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne