Në Shqipëri u akuzua për koncesionin e sterilizimit, prokuroria italiane vendos nën hetim rektorin Arben Gjata

Mediat italiane japin sot lajmin se Prokuroria e Kaljarit, ka vënë nën hetim rektorin e Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, pasi ka përgënjeshtruar në televizionin shqiptar faktin e dhënies së titullit Doktor Nderi të Guvernatorit të Sardenjës, Christian Solinas. Sipas hetimeve italiane, kjo doktoraturë është dhënë në këmbim të ndërhyrjes që Solinas do të kishte tek ministri i jashtëm italian për dhënie fondesh komunitare e financime projektesh studimore për Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës.

Emërimi është bërë nga italiani Roberto Raimondi, i cili ka qenë drejtor i Shkollës së Doktoraturës në Faklutetin e Mjekësisë, në Universitetin Publik të Tiranës e njëherësh drejtor i Zyrës së Autoritetit të Menaxhimit të Programit Europian, ENI CBC të Pellgut të Mesdheut për rajonin e Sardenjës. Ajo që prokurorët italianë pyesin është se si u bë e mundur që Guvernatori i Sardenjës, i impenjuar në detyrën e tij të lartë institucionale të ketë marrë në Shqipëri një titull doktorature kur në Itali nuk e ka një diplomë mjekësie e për të cilën duhen vite studimi e eksperience në këtë fushë.

Dhe kohë më parë, guvernatori Solinas ka qenë në kritikën e mediave pasi ka deklaruar se ka një titull akademikë në Unviersitetin Leibnitz të Milanos, e që nuk njihet nga Ministria Italiane e Arsimit. Dyshimet që prokuroria italiane hedh është se titulli dhe roli akademik i marrë në Shqipëri e në një Universitet Publik është bërë në shkëmbim të emërimit të Roberto Raimondit, (drejtor i shkollës së Doktoraturës në Fakultetin shqiptar), në postin e Drejtorit të Programit ENI në Mesdhe.

Guvernatori i Sardenjës së bashku me tre bashkëpunëtorë të tij është vënë nën hetim për disa prona e toka të dhëna në shkëmbim të favoreve me sipërmarrës e persona me funksione publike. Gjithsej nën hetim janë 7 figura politike institucionale e sipërmarrës. Diplomat universitare e tituj të lartë akademikë të lëshuar nga universitet shqiptare kanë përfunduar dhe një herë tjetër nën dosjet hetimore të prokurorisë italiane për histori korrupsioni që vënë në hetim figura politike e institucione italiane.

Pas djalit të Umberto Bosit, i diplomuar me pak euro në Shqipëri nën një diplomë universitare pa frekuentuar kurrë shkollën, kësaj rradhe nën lupën e hetuesve italianë ka përfunduar Unviersiteti Publik Shqiptar e konkretisht Fakulteti i Mjekësisë, Zyra e Doktoraturave.

Gjata është prej muajsh nën hetim edhe për koncesionin e sterilizimit. Në vitin 2015 ai ka qenë komisionin e koncensionit e sterilizimit dhe shprehej se infeksionet spitalore, ishin arsyeja kryesore, se përse koncesioni ishte mënyra e vetme për të përmirësuar situatën në spitalet në vend dhe për të patur një shërbim me cilësor. Por asnjë prej anëtarëve nuk shpjegoi dot, sesi kostot u rritën dhe se përse ata nuk kishin mundur të parashikonin këtë gjë./tpz

Në Shqipëri u akuzua për koncesionin e sterilizimit, prokuroria

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne