Shqiperia

Në Shqipëri vriten për politikë, por “Google” nuk i njeh fare!!!

Në Shqipëri, mbiemrat e tyre janë ndër më të përfolurit.

Madje pak ditë më parë në një fshat të Vlorës, Selenicë, një vrasje u bë vetëm për hir të debateve për parti politike.

Në familjet shqiptare, lajmet për politikën vijojnë të ndiqen ende me kërshëri, ndërsa shpesh dëgjon të rinjtë nëpër kafene teksa të bëjnë biseda për bindjet e tyre politike, për mënyrën se si po qeveriset vendi dhe si po bëhet opozitë.

Por për “Google” korporatën më e suksesshme në internet që mundëson ruajtjen dhe sinkronizimin e të dhënave, politikanët shqiptarë duket se janë të parëndësishëm. Nëse bën një kërkim të thjeshtë me mbiemrat e katër politikanëve më në zë aktualisht në Shqipëri, si Rama, Meta, Basha e Berisha, në kërkim nuk do të shfaqen aspak fotot e tyre.

Kur kërkon me mbiemrin e kryeministrit Edi Rama, shfaqen vetëm imazhe të një hyjnie hindu Rama.

Për liderin demokrat Lulzim Basha, nëse kërkojmë imazhe vetëm me mbiemrin e tij, shfaqen foto të Bashës, super-starit të filmave indianë, të cilat tregonin heroin në një rol ‘negativ’, edhe pse jo gjatë gjithë filmit.

Ndërsa për ish-kryeministrin Berisha, ashtu siç dhe pritej, në Google, mbiemri i tij në imazhe i referohet futbollit, me portierin Etrit Berisha por edhe lojtarin Besart Berisha.
Mbiemri i presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, nuk korrespondon me asnjë figurë të njohur. Nëse klikon Meta në Google, dhe kërkon imazhe të tijat, shfaqen logo të shumta që lidhen me kompani dhe biznese të ndryshme.

OPINIONE