Presidenti Erdogan takohet me presidentin Putin në Paris

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u takua me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin.

Në Paris u zhvillua një ceremoni me rastin e 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore, të mirëpritur nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Presidenti Erdoan dhe bashkëshortja e tij, Emine Erdoan morën pjesë në ceremoninë në Harkun e Triumfit dhe përmendoren e Ushtarit të Panjohur.

Pas ceremonisë së zhvilluar në Rrugën Champs Elysees, Presidenti Erdoan u takua dhe bisedoi me homologun rus.

Ndërkaq tërhoqi vëmendje qëndrimi i sinqertë ndërmjet dy liderëve./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne