Në Siri formohet një forcë e re kurde, “Ushtria e Veriut të Sirisë”

Një komandantë i kurdëve të Sirisë ka njoftuar për formimin e një force të re ushtarake me emër “Ushtria e Veriut të Sirisë me mbështetjen me armatim dhe trajnime ushtarake nga ana e koalicionit ndërkombëtar të ashtuquajtur kundër ISIS të drejtuar nga Amerika.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Sajband Velaj, komandanti i përgjithshëm i grupit të ashtuquajtur “Forcat Mbështetëse të Veriut të Sirisë”, deklaroi: “Ushtria e Veriut të Sirisë është duke u themeluar tani dhe detyrë kryesore ka mbrojtjen e sigurisë së kufijve. Mirëpo funksioni i kësaj ushtria nuk do të kufizohet me mbrojtjen e Kurdistanit të Sirisë, por detyrë e kësaj ushtrie përfshinë edhe provincat Raka dhe Dejr Al-Zur në veri dhe lindje të Sirisë. Kjo forcë në realitet u krijua në fillim të nëntorit të vitit 2014 dhe plotësisht është e vendosur në veri të Sirisë, mirëpo aktualisht po bëjmë përpjekje për organizimin e saj në nivel të një ushtrie, ashtu siç ka marrë pjesë në mënyrë të organizuar në luftën kundër ISIS. Kjo forcë ka krijuar bazat e saj trajnuese në qytetet Al-Xhazire, Afrin, Manbaxh dhe Tabaka. Koalicioni amerikan i ashtuquajtur kundër ISIS, po mbështet këtë forcë nga aspekti i teknik, i armatimeve dhe i trajnimeve ky bashkëpunim do të vazhdojë”.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne