Në Sultanatin e Bruneit hyri në fuqi ligji Islamik: Homoseksualët do të dënohen me vrasje me gurë

Në Sultanatin e Bruneit që gjendet në Azinë Juglindore, ka hyrë në fuqi ligji Islamik.

Në një deklaratë për shtyp të bërë nga Kryeministria e Bruneit, u raportua se që nga data 3 prill 2019, do të hyjë në fuqi Ligji Islamik për të Drejtën Penale i vitit 2013 dhe se në vend do të vazhdoj zbatimi i sistemit ligjor dypalësh. Në këtë deklaratë u tha se: “Brunei Darusalam është një vend islam sovran dhe tërësisht i pavarur. Zbaton ligjet e tij si të gjitha vendet e tjera të pavarura. Brunei Darusalam ka zbatuar gjithmonë një sistem të dyfishtë ligjor të bazuar në ligjin islam dhe ligjin tjetër aglo-sakson.”

Në deklaratë u tha se sistemi ligjor dypalësh do të vazhdojë të ekzistojë në mënyrë që të ruajë rendin dhe paqen, të ruajë individët, familjen, jetën dhe fenë pa marrë parasysh gjininë, kombësinë, racën dhe besimin e tyre, dhe se ligji Islamik kishte për qëllim të mbronte të drejtat legjitime të të gjithë individëve, si dhe të pengonte dhe ndëshkonte veprat që janë kundër mësimeve të Islamit.

FAZA E PARË HYRI NË FUQI NË VITIN 2014

Në Sultanatin e Bruneit tre fazat e para të Ligjit Islamik për të Drejtën Penale kishin hyrë në fuqi në vitin 2014.

Hyrja e plotë e ligjit islamik në vend është pritur me reagime nga bashkësia dhe organizatat ndërkombëtare, për shkak se me të, ata të cilët kryejnë krime të tilla si përdhunim, marrëdhënie homoseksuale apo zina, do të dënohen me vdekje me gurë apo goditje me litar, ndërsa vjedhësit me prerje dore.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se beson se rregullimi ligjor në Brunei është në kundërshtim me parimet e të drejtave të njeriut dhe ai “kundërshton haptazi çdo formë dënimi brutal”.

Edhe Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania dhe Franca po ashtu i kanë bërë thirrje Bruneit që të heq dorë nga kjo praktikë.

Dy të tretat e popullsisë së Brunei Darusalam, që është afër gjysmë milioni, janë muslimanë.

Burimi : Sputnik News / ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne