Kryerësit, viktimat dhe dëmi kolateral

nga Meho Šljivo

Në botën e sotshme fluide, thekson sociologu i shquar Bauman, në fuqi është vendosja e rendit shoqëror global i cili synon emancipimin nga përgjegjësia individuale morale.

Nocionet morale kyçe të dikurshme sikur qëllimi i veprimit dhe kujdesit për vlerat po bëhen pjesë e së kaluarës.

Në praktikën shoqërore bashkëkohore mbizotërojnë nocionet e lojalitetit, zbatimit të urdhrave, vendosjen e mekanizmave dhe fondeve që të arrihet drejt qëllimit të caktuar.

Burokracisë i është përcaktuar rol më i rëndësishëm në procesin e dobësimit të fuqisë të përgjegjësisë morale.

Zyra është simbol i burokracisë ideale moderne: e padisponueshme për emocionet njerëzore, nuk njeh dhe nuk pranon qëllimet dhe lidhjet shpirtërore të cilat përhapen jashtë mureve të saja.

Në rast se nuk është lejuar dhe paraparë me rregullore zyrtare paraprake, kurrgjë në zyre nuk shqyrtohet dhe nuk merret parasysh.

Në përputhje me këtë, po ripërcaktohen edhe format etike tradicionale. Morali i nëpunësve më nuk po pasqyrohet në domosdoshmërinë se gjyqi moral të jetë peshojë e sjelljes së vendimeve të tij.

Morali i nëpunësve tani po pasqyrohet në pajtueshmërinë e rregulloreve, dëgjimit të urdhrave dhe gatishmërinë që puna të kryhet në mënyrë përkatëse pa marr parasysh në pasojat e procesit burokratik për ata të cilat në këtë proces mbesin anash.

Rezultatet më të mira të burokracisë arrihen në lirimin e përgjegjësve nga përgjegjësia për rezultatin dhe pasojat. Burokracia në mënyrë efikase ka zëvendësuar “përgjegjësinë” me”përgjegjësinë ndaj”.

Ashtu që përgjegjësia për pasojat të ndonjë procesi për lëndën e tij është zëvendësuar me përgjegjësinë ndaj eprorit, atij i cili jep urdhra.

Nuk duhet të pajtohemi me konkludimin e Baumanit se burokracia është mekanizmi i shkëlqyer i largimit etik të mësimit, por nuk mund të mohojmë faktin se veprat amorale më së shpeshti përpiqen të arsyetohen me trajtimin sipas ligjit.

Me mësimin dhe pajtimin në aparatin e gjithë pranishëm burokratik vetëm individ të radhë me virtyte të ndërtuara morale e ruajnë performancën e vet morale.

Predikojmë, për shembull idealet morale për thirrjen në të mirë dhe largimin nga e keqja, ndërsa në praktikë me bindje zbatojmë urdhrat të cilat jo shpesh bien në kundërshtim me ideale të tilla.

Tregojmë me gisht në jo barazi në shoqëri, gjersa vazhdojmë të shfrytëzojmë privilegjet e fituara dhe konsumojmë të mirat materiale përtej mundësive tona.

Coruptio eptimi pessima-“Ligështia e më të mirëve, është ligështia më e keqe”, është një thënie latine.

Mungesa e qëndrimit moral në kryerjen e urdhrave ”nga lart” është çmimi i lojalitetit të plotë. Nuk ka hapësirë për pavendosmëri dhe keqardhje. Mekanizmi i largimit etik në mënyrë të suksesshme e ka bërë të veten.

Justifikimet tona për proceset e dyshimta morale janë përmbushja logjikës së moralit burokratik, ne vetëm jemi ndjekur rregullat dhe procedurat kemi zbatuar vetëm urdhrat.

Në tavolinën e të akuzuarve gjatë gjykimit të Ajhmanit në Jerusalem, Ajhmani u përpoq të bind gjykatën se motivi i vetëm i tij ishte ”puna e kryer me sukses”. Ajhmani dhe avokatët e tij kanë sugjeruar se vdekja e gjashtë milion njerëzve ishte vetëm dëmi kolateral gjatë kryerjes lojale të shërbimit.

Me fjalë tjera, në rast se disa njerëz pësojnë apo vuajnë për shkak se disa njerëz tjerë zbatojnë vetëm obligimin e vet, aty nuk ekziston akuza për imoralitet.

Në rrethin vicioz të moralit burokratik ekzistojnë vetëm tri kategori të njerëzve: kryerësit, viktimat dhe dëmi kolateral.

Burimi : Preporod/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne