Shqiperia

Berisha: Manastirliu 7 milionë euro ilaçe të skaduara për QSUT

Një grup farmacistësh kanë ngritur akuza të rënda për ilaçet e skaduara ndaj ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe drejtores së saj Narvina Sinani në QSUT.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar qytetarët të lexojnë mesazhin tronditës të një farmacisti, i cili “akuzon Manastirliun dhe bashkëpunëtoren e saj se kanë blerë me korrupsion, 7 milionë euro ilaçe të skaduara për QSUT.

Postimi:

Dr. Berisha, anonim të lutem.

Jemi farmacistë tek “Nënë Tereza”. Nga kontrolli i ardhur nga KLSH, posaçërisht për Narvina Sinanin, e cila po mundohet me anë të Ogerta Manastirliut të mbyllë çështjen në Prokurori, po na e ngecin neve që s’kemi mbështjetje me gjoba 50 milionë e sipër secilit farmacist.

I vetmi njeri që ka përgjegjësi për skadencat tek “Nënë Tereza” dhe për çështjen e dytë që ka hapur Prokuroria për mungesën e ilaçeve të hequra nga depo, duhet të mbajë Narvina Sinani dhe Ogerta Manastirliu që blenë 7 milionë euro ilaçe të skaduara nga kompanitë kundrejt ryshfeteve dhe morën dhjetëra ose ndofta edhe qindra jetë të sëmurësh, që vdiqën nga ilaçeve të skaduara po ndikon në Prokurori.

Ju lutem na ndihmoni që të zbatohet ligji mos të dënohemi.

Ne jemi familjarë, s’kemi mbështetje. Po mundohen në çdo lloj mënyre edhe me KLSH-në që ta mbyllin. Të lutem postoje, shkatërroje klikën e ndyrë.

OPINIONE