Në vitin 2019 u regjistruan 871 sulme ndaj myslimanëve

Në Gjermani në vitin 2019 dy persona janë vrarë dhje 33 të tjerë janë plagosur si pasojë e 871 sulmeve kundër myslimanëve dhe institucioneve dhe organizatave myslimane në këtë vend.

Sipas gazetës “Osnabrücker Zeitung”, në përgjigjen që qeveria gjermane i ka dhënë interpelancës së Partisë së Majtë, në vitin 2019 janë regjistruar 871 sulme ndaj myslimanëve dhe institucioneve e organizatave të tyre.

Bëhet e ditur se në këto sulme janë vrarë 2 persona dhe janë plagosur 33 të tjerë.

Deputetja e Partisë së Majtë, Ulla Jelpke bën të ditur se si pasojë e informimeve të vonuara të sulmeve tek autoritetet gjermane, numri i sulmeve islamofobe mundt të rritet ndër 10-90 të tilla.

Ajo deklaroi se urrejtja dhe kërcënimet ndaj myslimanëve shfaqen me sulme dhe ofendime ndaj tyre.

Ministria e Punëve të Brendshme e Gjermanisë kishte deklaruar se në vitin 2018 ishin regjistruar 910 krime kundër myslimanëve./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne