“Në një kohë kur institucionet europiane po kalojnë një periudhë tranzicioni, çështjet që kanë lidhje me Ballkanin Perëndimor duket se janë lënë mënjanë. Megjithatë, të paktën dy prej tyre do të jenë shumë shpejt në fokusin e vendeve anëtare dhe Komisionit të ri Europian, me vendimin për hapjen e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, shkruan “European Western Balkan”.

Gjatë kësaj interviste, eksperti gjerman shprehet se “ dy herë kemi patur një zhvillim shumë të pafat me Maqedoninë, që u kthye në një dëm kolateral në vendimin për Shqipërinë. Në fakt, vitin e kaluar, pati një përplasje të vërtetë mes Berlinit dhe Parisit, ku Parisi kërkonte bllokimin e procesit, ndërsa qeveria e Berlinit këmbëngulte në hapjen e dritës jeshile për të dyja vendet njëkohësisht.

Ndërsa tërë ky polarizim politik në Shqipëri bëri që Maqedonia të ishte viktimë e rrethanave. Ndoshta, Parisi do të kishte qenë gati t’i jepte dritën jeshile Maqedonisë së Veriut, po të mos kishte këmbëngulur Gjermania që ajo të mos ndahej nga Shqipëria”. /balkanweb