Shqiperia

Negociatat me BE-në/ Bushati: Rama i sotëm gënjen dhe ka shpallur kazan Ramën e një viti më parë

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Rama, për hapjen e negociatave me BE-në në vitin 2018 dhe qëndrimin e sotëm të Ramës, se negociatat nuk hapen të paktën deri në shtator.

Bushati tha se kryeministri ka shpallur kazan veten e tij dhe qëndrimet e një viti më parë. Gjithashtu Bushati tha se në rastin e Maqedonisë, mund ta ndodhë që ajo të penalizohet nga qëndrimi i Francës dhe të mos i hapen negociatat, por kryeministri maqedonas ka deklaruar se do të dorëhiqet, duke marrë përgjegjësi, ndërsa Rama e gjen gjithmonë fajin tek të tjerët dhe i shpall “kazanë”.

Edi Rama ka njëlloj të drejtë kur thotë se ka një lojë politike, por nuk bie dakord për peshën që i jep. Edhe Maqedonisë mund ti shtyhen negociatat. Maqedonia, ka avantazh me ne, që totalisht bundestagun gjerman e ka pro, ne nuk e kemi.

Hollandën e ka pro, ne nuk e kemi. Celësi ka mbetur tek Franca, që nuk e kemi të dyja. Maqedonia edhe mund të bëhet viktimë e tekave të Francës, por një kryeministër që është ballëhapur, del dhe thotë nëse digjem nga Franca, unë largohem.

Ndërsa Rama, që është i ngjitur si me mastiç tek karrigia, gjen kazanë dhe në Francë. Rama i sotëm, gënjen dhe ka shpallur kazan, Edi Ramën e vitit të shkuar. Skalionet e Rilindjes, thoshin kemi një datë, negociatat u hapën.

U tha Shqipëria nuk do kalojë më në lupë, nuk do skanohet. Po ti kthehemi filmimet, ne kazanët kemi patur të drejtë, jo vetëm nuk u hapën negociatat, por jemi prap në lupë”. Tani Rama thotë varet nga rekomandimet e Francës, ndërsa një vit më parë thoshte nuk ka lidhje fare me rekomandimet.