Turqia e para në botë për besimin e lartë tek familja

Sipas Raportit të Hartës Botërore të Familjes (WFM), me 94% Turqia është renditur në krye të listës së vendeve për nga niveli i besimit të qytetarëve tek familja.

Ministrja e Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale, Zehra Zümrüt Selçuk të enjten iu drejtua me një fjalim Kongresit të 7-të të Familjes, që u mbajt në Qendrën Popullore të Kongreseve dhe Kulturës brenda Kompleksit Pesidencial në Ankara.

Krahasuar me vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) Turqia renditet në vend të parë me normën më të lartë të martesave.

“Kurse në normën e shkurorëzimeve ne bëjmë pjesë në vendet e fundit. Kjo përbën një avantazh të dukshëm për vendin tonë. Të rinjve duhet t’ua shpjegojmë më mirë vlerën dhe rëndësinë që ka institucioni i martesës, familja, me qëllim që këtë avantazh të vazhdojmë ta ruajmë”,- u shpreh ministrja Selçuk.

“Statistikat lidhur me kënaqësinë nga jeta (për vitin 2018) na tregojnë se 74% e qytetarëve e ndejnë veten më shumë të lumtur kur janë pranë familjeve të tyre. Në aspektin e besimit tek familja Turqia është renditur në vend të parë me një nivel prej 94% sipas Raportit të Hartës Botërore të Familjes (WFM)”,- u shpreh ministrja Selçuk.

Në lidhje me raportin e fëmijëve që jetojnë me prindërit Turqia qëndron në sërish në vend të parë në mesin e vendeve të OECD-së, nënvizoi ministrja Selçuk, ndërsa shtoi se përcaktimin e politikave familjare me një këndvështrim gjithëpërfshirës dhe të fokusuar tek të dhënat e shikojnë si një domosdoshmëri për të siguruar koordinimin e të gjithë partnerëve për ti orientuar sa më mirë edhe shërbimet ndaj familjes sipas nevojave që ka shoqëria.

Ministrja Selçuk tha ndër të tjera se si ministri po bëjnë studime për familjen dhe shtoi: “Synojmë që kongreset për familjen ti realizojmë rregullisht nën kujdesin e Presidentit tonë Zotit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe ti shndërrojmë ato në një platformë ndërkombëtare”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne