Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryemiistrja Belinda Balluku kanë shkuar për herë të parë sot në Kuvend, pas skandalit që çoi nën hetim nga SPAK nr. 2 të qeverisë.
Balluku dhe Rama janë ulur në vendet e tyre në Kuvend.
Në pamje shihet Balluku teksa mban në dorë ipad dhe diçka lexon në të, ndërsa Rama rri i heshtur dhe dëgjon fjalimin e deputetes së PD-së, Jorida Tabaku.
Pasi u mor e pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, për tunelin e Llogarasë, zv.kryeministrja Belinda Balluku ka shkuar sot në Kuvend, pas disa kohësh mungesë në sallë.
Sapo Balluku i është drejtuar vendit të saj në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka ironizuar praninë e saj, ndërsa ka thënë; o kush erdhi, e pandehura!
Sot mbahet seancë maratonë për pr.buxhetin dhe paketën fiskale./BW


















