Nën masa të rrepta sigurie/ Publikohen pamje nga momenti i mbërritjes së Leart Haxhiut në Shqipëri

Ky është momenti kur i shumëkërkuari Laert Haxhiu ka mbërritur në vendin tonë nën masa të rrepta sigurie nga forcat speciale greke dhe ato shqiptare, RENEA. Rreth orëve të mesditës, Laert Haxhiu, 32 vjeç, ka prekur tokën shqiptare në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Laert Haxhiu ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare, teksa mbi të rëndojnë disa akuza të veprave të rënda penale. Haxhiu njihet si organizatori dhe një nga autorët e masakrës së Lushnjes, ngjarje kjo e ndodhur në tetor të vitit 2017 ku u ekzekutuan Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Pas disa letër shkëmbimeve mes autoriteteve shqiptare dhe atyre greke, sot është finalizuar ekstradimi i të shumë kërkuarit, Haxhiu.

I konsideruar person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, Laert Haxhiu njihet si rivali i Aldo Bares. Armiqësia mes të dyve ka përgjakur Lushnjen për disa vite me radhë duke shkaktuar viktima, ndër to edhe të pafajshme./BW

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne