Neonazistët në karnavale me kostumet e “Ku-Klux-Klan”

Një grup pjesëmarrësish në karnavalet tradiconale te qyetetit Schwyz në Zvicër ka parakaluar të hënën rrugëve të qytetit me kostume të grupit famëkeq ekstremist amerikan “Ku-Klux-Klan”, shkruajnë mediet zvicerane. Policia ka konstatuar se bëhet fjalë për një grup prej 12 neonazistësh.

Ata kanë parakaluar duke mbajtur flakadanë dhe kanë pozuar para ndërtesës së Komunës me kostumet e tyre të bardha dhe kanë bërë përshëndetje hitleriane.

“Ata nuk janë karnavalistë të zakonshën, por njerëz nga skena e të djathtës radikale. Bëhet fjalë për njerëz neonazistë, të gatshëm për ushtrim dhune”, thonë njohësit e zhvillimeve në regjion.

Policia ndërkaq është njoftuar rreth incidentit dhe ka marrë masat e nevojshme. “Ne tashmë kemi marrë në pyetje personat pjesëmarrës. Para se ta bëjmë përcaktimin juridik të veprës, ne duhet t`i kemi deklarimet e pjesëmarrësve”, ka thënë një zëdhënës policie.

Organizata raciste Ku-Klux-Klan është themeluar në vitin 1865 në Tennessee të SHBA-së. Ajo, përmes vrasjeve të afroamerikanëve dhe atentateve mbi politikanë, ka luftuar kundër ndalimit me ligj të skllavërisë në SHBA.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne