“Nëpër iftare të mos thirren vetëm njerëzit me famë, por edhe të varfrit e jetimët”

Naser Rafuna vjen me një mesazh të rëndësishëm në urimin për fillimin e Ramazanit.

Aktori Naser Rafuna, i njohur për shumë role në seriale të ndryshme, sidomos në rolin më të fundit, atë të ‘Xhekut’ në serialin ‘Çka ka shpija’, ka uruar të gjithë ndjekësit e tij besimtarë myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ai me anë të një postimi ka cekur një gjë shumë të rëndësishme të cilës njerëzit duhet t’i kushtojnë vëmendjen.

Rafuna është shprehur se në iftaret që do të organizohen gjatë këtij muaji, nga njerëzit e ndryshëm e sidomos ata me ndikim, duhet të ftohen edhe njerëz që i kanë kushtet e rënda dhe jetimët e vendit tonë.

Naseri shkruan: ” Të gjithë besimtarëve, urime Muaji i Madhërishëm i Ramazanit. Qoftë përplot dashuri, paqe e harmoni në çdo familje. Përndryshe të mos harrojmë që nëpër iftare të mos thirren vetëm njerëzit me famë, autoritet dhe të pasur duke i anashkaluar të varfërit, jetimët dhe ata në nevojë. Agjërim të lehtë myslimanëve kudo në botë”.

Të shohim nëse sugjerimi i aktorit do të ketë ndonjë ndikim dhe nuk do të shohim vetëm njerëz elitarë dhe fytyra publike të ftuar në darka të ndryshme për iftar./Gazeta Express

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne