Nëse autori i sulmit në Las Vegas do të ishte mysliman…

Thomas Friedman, gazetari dhe analisti i njohur amerikan, ka analizuar reagimet e ndryshme të politikanëve amerikanë ndaj autorit të sulmit të fundit në Las Vegas nëse ai do të ishte mysliman.

Ditën e hënë një person 64 vjeç me emrin Stephen Paddock ka shtënë me armë zjarri nga kati i 32-të i një hoteli në Las Vegas në drejtim të turmës së njerëzve në një koncert muzike dhe ka vrarë 57 persona dhe mbi 500 të tjerë ka plagosur. Thomas Friedman në një shkrim të publikuar në gazetën “New York Times” me titull “Nëse Stephen Paddock do të ishte mysliman”, ka shkruar: “Nëse Stephen Paddock do të ishte mysliman… nëse ai para se të hapte zjarr në drejtim të turmës në koncert, do të thërriste “All-llahu Akbar”… nëse ai do të ishte pjesëtar i ISIS, nëse do të ekzistonte një fotografi e tij që me njërën dorë të mbante Kur’anin dhe me njërën dorë armën.. Nëse të gjitha këto do të ndodheshin, askush nuk do të na thoshte neve se mos i ofendo viktimat duke folur për masat parandaluese dhe vrasjen masive të Stephen Paddock mos e bëni politike”.

Ai shton: “Jo, atëherë e dinim se çfarë duhet të bëjmë. Në mënyrë urgjente do të mbanim një mbledhje të jashtëzakonshme në Kongres në lidhje me ngjarjen më të zezë terroriste që nga 11 shtatori. Më pas, Trump do të bënte pikërisht të njëjtin veprim çfarë e bënte pas çdo sulmi terrorist në Evropë, saktësisht me qëllim që ta bëjë politike ngjarjen dhe vazhdimisht do të publikonte mesazhe në Twitter: “Kamë thënë kështu do të ndodhë”. Atëherë shumë shpejtë do të paraqiteshin kërkesat për formimin e komitetit hetimor që shikojmë se çfarë ligje duhet të vendosim në mënyrë të mos përsëriten ngjarje të tilla. Më pas kishim thënë “të gjitha opsionet” do t’i shqyrtojmë kundër vendit nga i cili vjet autori i sulmit terrorist”.

Ai në vazhdim analizon edhe reagimet e politikanëve amerikanë në kohën kur vrasësi është një person jo mysliman dhe nga vetë shoqëria e Amerikës.

Thomas Friedman shkruan: “Mirëpo kur vrasësi, është një amerikan i çmendur dhe i armatosur deri në dhëmbë me armë të cilat i ka blerë në mënyrë ligjore ose për shkak të ligjeve tona të lira në fushën e bartjes së armëve, shumë lehtë i ka gjet ato, çfarë ndodhë? Ajo që e dimë se ndodhë është kjo: presidenti i Amerikës dhe Partia Republikane me seriozitet mundohen që të sigurohen se nuk ndodhë asgjë për ndonjë ndryshim. Më pas theksojnë se ngjarja nuk duhet të bëhet politike dhe nga të gjithë, sidomos nga vetja e tyre, kërkojnë që të mendojnë edhe njëherë në lidhje me kundërshtimin e tyre me ligjet armëve”.

Thomas Friedman në vazhdim të këtij shkrimi ka kritikuar ashpër neglizhencën e qeverisë së Amerikës dhe të përfaqësuesve të Kongresit për të marrë masa për ndryshimin e ligjeve të lehta në fushën e bartjes dhe mbajtjes së armëve të cilat shkaktojnë vrasjen e shumë njerëzve të pafajshëm. Ai duke vë në dukje zbulimin e 42 armëve të ndryshme në banesën e Stephen Paddock, ka shkruar se ndikimi dhe depërtimi i korrupsionit dhe i presioneve të lobistëve të armëve është bërë shkak që Këshilli Ekzekutiv i Amerikës të mos jetë i interesuar për ndryshimin e ligjeve të armëve.

Ky analist amerikan thotë: “Korrupsioni ka rol të rëndësishëm në këtë çështje. Për arsye se ky proces ka rrënjë në interesat financiare dhe në ambiciet e pakufishme të prodhuesve dhe të shitësve të armëve, prandaj të gjithë ligjvënësit janë blerë dhe ata janë paguar për të heshtur. Ata shumë mirë e dinë se shumica e amerikanëve nuk dëshirojnë që tu mohohet e drejta e qytetarëve për gjueti dhe për vetëmbrojtje. E gjithë ajo çfarë ne dëshirojmë të zhduket, është e drejta njeriut i cili armët ushtarake i ka deponuar në shtëpi, në dhomën e tij në hotel dhe po i përdorë ato kundër amerikanëve të pafajshëm”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne