Nëse doni që me të vërtetë të kuptoni Islamin, shikoni të kaluarën.

nga Robert Fisk.

Emir Abdulkadiri ishte një mysliman, asket, sheik, humanist, mbrojtës i popullit të tij kundër barbarizmit perëndimor, mbrojtës i të krishterëve. Ai ishte aq fisnik sa që Abraham Lincoln i dërgoi si dhuratë dy pistoleta Colt në shenjë respekti.

Historianët myslimanë pohojnë se Abdulkadir ka shpëtuar jeten e 15,000 të krishterëve, gjë e cila mund të duket pak e ekzagjeruar, por e verteta ishte se ai vërtet ishte një shembull për myslimanet, sa që edhe perëndimorët e admironin.

Pas sulmit terrorist të Mançesterit … po, dhe pas atyre të Nices, Parisit, Mosulit, Abu Ghrabit dhe masakrës në Haditha, le të kujtojme ata 28 civilë, përfshirë edhe fëmijët që u vranë nga marinsat amerikanë. Pra katër të vrarë më shumë se në Manchester por që për ta nuk u mbajt asnjë minutë heshtje? Sigurisht edhe 11 shtatori…

Sigurisht që kundërbalanca ndaj mizorisë nuk është përgjigje. Eshtë vetëm një kujtesë. Për sa kohë që ne bombardojmë Lindjen e Mesme dhe në vend që të merremi me drejtësinë atje, ne gjithmone do të sulmohemi. Por ajo tek e cila ne duhet të përqëndrohemi, sipas monstruozit Tramp, është terrori, terrori, terrori, terrori, terrori, frika edhe siguria. Të cilat nuk do ti kemi përderisa po promovojmë vdekjen në botën myslimane me shitjet e armëve ndaj diktatorëve të saj. Besoni në “terror”, Isis fiton. Besoni në drejtësi atëherë Isis ka për tu mposhtur.

Prandaj mendoj se është koha për të ngritur fantazmën e një njeriu të njohur si Emir Abdulkadir, një musliman, sufi, sheik, luftëtar i fortë, humanist, mistik, mbrojtës i popullit të tij kundër barbarizmit perëndimor, mbrojtës i të krishterëve kundër ekstremistëve muslimanë, aq trim sa që shteti algjerian këmbënguli që eshtrat e tij të silleshin në shtëpi nga Damasku i tij i dashur, aq fisnik sa Abraham Lincolni i dërgoi dhuratë dy pistoleta Colt në shenjë respekti ndërsa francezët i dhanë kryqin e legjionit të nderit. Ai e donte arsimin, admironte filozofët grekë, ndaloi luftëtarët e tij të shkatërronin librat, adhuronte zotin e fesë që sipas bindjes se tij besonte në të drejtat e njeriut. Le ti ngrenë duart të gjithe ata lexues të cilët e njohin emrin  Abdulkadir.

Ne duhet të mendojmë për të sot më shumë se kurrë. Ai nuk ishte “i moderuar”, pasi ai luftoi ashpër kundër okupimit francez të vendit të tij. Ai nuk ishte ekstremist sepse gjatë burgimit të tij në Chateau d’Amboise, ai foli për të krishterët dhe muslimanët si vëllezër. Ai u mbështet nga Viktor Hygo, Lord Londonderry dhe fitoi respektin e Louis Napoleon Bonapardit (më vonë Napoleoni III), ndërsa shteti francez i pagoi atij një pension prej 100,000 frangash. E meritonte.

Kur francezët pushtuan Algjerinë, Abdulkadir Ibn Muhajtin al-Juzairi (Abdulkadiri djali i Muhidinit 1808-1883, për ata që pëlqejnë nekrologjinë) fillon një luftë guerrilase të suksesshme kundër një prej ushtrive më të mira të botës perëndimore dhe fitoi. Ai ngriti shtetin e tij në Algjerinë perëndimore, shtet mysliman, por që punësoi këshilltarë të krishterë dhe hebrenj si dhe krijoi departamente të veçanta (mbrojtje, arsimi, etj), të cilat shtriheshin deri në kufirin maroken. Madje kishte edhe monedhën e vet, “muhamedijen”. Ai bëri paqe me francezët, një armëpushim të cilin francezët e thyen duke pushtuar teritoret e tij. Abdulkadiri kërkoi që ti sillnin një prift për tu shërbyer të burgosurve francezë, madje u dha atyre përsëri lirinë kur nuk kishte më ushqim për ta. Franca shkretoi shumë qytete algjeriane, njëqind “Haditha”(masakra e Hadithas në 2005), vetëm e vetëm për të shtypur rezistencën e Abdulkadirit. Kur u mposht më në fund, ai u dorëzua në nder, duke e dorëzuar edhe kalin e tij të dashur si një trofe me premtimin e mërgimit në Aleksandri ose Akre. Përsëri francezët e tradhtuan, duke e dërguar fillimisht në burg në Toulon dhe më vonë pastaj në Francë.

Megjithatë, gjate mërgimit të tij ne Francë, ai predikoi mbi paqen dhe vëllazërinë, studioi frëngjishten, foli për urtësinë e Platonit, Sokratit, Aristotelit, Ptolemeut dhe Averoes. Më vonë shkroi librin “Thirrje inteligjentit”, i cili duhet të jetë e disponueshëm në çdo platformë të mediave sociale. Ai gjithashtu shkroi edhe një libër mbi kuajt, që dëshmoi se ai ishte një arab i vërtetë. Por guximi i tij u demonstrua përsëri në Damask, në vitin 1860 ku jetonte si një mërgimtar i nderuar. Lufta ndërmjet Druzëve dhe të krishterëve të Libanit u përhap deri në Damask. Popullata e krishterë u gjend e rrethuar nga Druzët muslimanë të cilët me mizoritë e tyre të ngjashme i afroheshin ISIS-it, shpatat dhe thikat e të cilëve mezi prisnin të masakronin kundërshtarët e tyre.

Abdulkadiri dërgoi rojet myslimane algjerianë, milicia e tij personale me qellim për tu hapur rrugën atyre përmes turmave duke i shoqëruar më shumë se 10,000 të krishterët me gjithë plackat tyre. Dhe kur turmat me thikat e tyre arritën tek porta e tij, ai i përshëndeti ata me një fjalim që ende përmendet në Lindjen e Mesme (megjithëse i injoruar krejtësisht këto ditë në Perëndim). “Ju qënie të mëshirshme!” Bërtiti ai. “A është kjo mënyra që ju e nderoni Profetin? Zoti ju dënoftë! Turp për ju, turp! Do të vijë dita kur do të paguani për këtë … Unë nuk do të dorëzoj asnjë të krishter të vetëm. Ata janë vëllezërit e mi. Dilni nga këtu ose do ju dergoj rojet e mi”.

Historianët myslimanë pohojnë se Abdulkadir ka shpëtuar jeten e 15,000 të krishterëve, gjë e cila mund të duket pak e ekzagjeruar, por e verteta ishte se ai ishte vërtet një shembull për myslimanet sa që edhe perëndimorët e admironin. Zemërimi i tij u shpreh me fjalë të cilat me siguri do të përdoreshin edhe sot kundër kultit vrasës, kalifati i ISIS. Sigurisht që Perëndimi “i krishterë” do ta nderonte atë në atë kohë (megjithëse, interesant është fakti se atij i erdhi edhe një letër falenderimi nga udhëheqësi mysliman i Ceçenisë të pavarur). Ai ishte njeriu i dialogut ndërfetar që e pelqeu edhe papa Françesku.

Abdulkadir u ftua në Paris. Një qytet amerikan mori emrin tij, Elkader në Clayton County, Iowa, i cili edhe sot ekziston me nje popullsi prej 1,273 banorësh. I themeluar në mesin e shekullit të 19-të, ishte e natyrshme që ta emertoje shtëpinë tënde me emrin e atij njeriu i cili nderoi të drejtat e njeriut në Amerikën e pavarur dhe Revolucionin Francez. Thuhet se Abdulkadir flirtonte me masonerinë, por shumica e studiuesve besojnë se ai nuk u ngatërrua me ta. Ai e donte shkencën në një masë aq të madhe saqë pranoi edhe një ftesë për hapjen e kanalit të Suezit, i cili sigurisht ishte një projekt madhështor dhe jo kryesisht shkencor. Abdulkadir takoi De Lesseps. Ai dukej në syrin dyshues të dikujt si rilindasi i Islamit. Ishte njeri për të gjitha kohërat, musliman për të gjithë njerëzit, një shembull më tepër sesa një shenjtor, një filozof më tepër se një predikues.

Por sigurisht që Algjeria e Abdulkadirit është fqinji i Libisë nga ku erdhi edhe familja e Selman Abedin. Abdulkadiri vdiq në Siri nje vend i cili u sulmua nga avionët amerikane që sipas motrës së Abedin ishte edhe arsyeja që ai vrau njerzit e pafajën në Mançester. Kështu që lidhjet gjeografike dhe historia këtu zbehet, dhe krimi i Abedin, tani per tani është më i rëndësishëm se gjithë jeta, mësimet dhe shembulli i Abdulkadirit.

Pra, banorët e Mancesterit, qofshin ata që bëjnë tatuazhe bletësh në trupin e tyre ose ata që thjesht blejnë lule, përse të mos shkojnë në bibliotekën qëndrore të Mançesterit në sheshin e Shën Pjetrit dhe të kërkojnë për “Luftëtarin e mëshirshëm” (The Compassionate Warrior) të Elsa Marsten ose “Komandantin e besimtarëve” (Commander of the Faithful) të John Kiser ose librin e botuar vetëm pak muaj më parë të Mustapha Sherif, “Emir Abdulkadir: Apostulli i vëllazërisë” (L’Emir Abdelkader: Apotre de la fraternite)?

Këta nuk janë ilaç për pikëllim apo per zi. Ata saktësojnë me të vërtetë se ISIS nuk përfaqëson Islamin dhe se si një mysliman mund të fitojë respektin e gjithë botës./ Gazeta Impakt

burimi:independent

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne