Rajoni

BE: Nëse votohet demarkacioni, për 90 ditë hiqen vizat

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe Kryetari i Kuvendit, Kasdri Veseli janë duke zhvilluar takim me përfaqësuesit e ambasadave të huaja në Kosovë, për tu dakorduar në lidhje me votimin demarkacionit me Malin e Zi.

Lajmi.net merr vesh se Veselit dhe Mustafës i është thënë se nëse votohet demarkacioni me Malin e Zi, kosovarët për 90 ditë do të lëvizin pa viza në BE.

Ndryshe, takimi është duke vazhduar dhe mbledhja e Qeverisë që ishte parapa të mbahej në ora 10:00, është shtyer për kohë të pacaktuar.

Pikë e parë e rendit në këtë mbledhje ishte ratifikimi i demarkacionit në Kuvend.

Ndërsa, Kuvendi dhe Qeveria janë duke u mbrojtur nga masa të shtuara të Policisë së Kosovës.