Bota

Netanyahu: Bllokimi i Izraelit mund të zgjasë për një vit të tërë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se dalja nga bllokimi i vendosur për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19) do të jetë i ngadaltë dhe në mënyrë graduale, si dhe mund të vazhdojë për një vit të tërë.

E përditshmja izraelite Yedioth Ahronoth raportoi se Netanyahu foli në një takim të kabinetit mbi koronavirusin, që udhëheq përgjigjen e qeverisë ndaj pandemisë.

“Këtë herë dalja nga bllokimi do të jetë e ngadaltë dhe në mënyrë graduale, edhe mund të zgjasë gjysmë deri në një vit. Ne nuk do të përsërisim daljen e shpejtë që bëmë në valën e parë”, tha Netanyahu.

Netanyahu bëri thirrje që deri në dimër të përgatitet një plan për t’u marrë me 5 mijë pacientë të prekur nga koronavirusi në gjendje kritike.

Sipas gazetës izraelite, që nga fillimi i pandemisë në Izrael, 243.895 izraelitë janë testuar pozitiv për virusin dhe 174.232 prej tyre janë shëruar. Mbi 1.500 persona kanë vdekur nga virusi./AA

OPINIONE