Netanyahu: Izraeli nuk do të lejojë që Irani të prodhojë armë bërthamore

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Izraeli nuk do të lejojë që Irani të prodhojë armë bërthamore.

Irani ka thënë se ka filluar pasurimin e uraniumit në 20 për qind në objektin nëntokësor bërthamor Fordo, në jug të kryeqytetit Teheran, ndonëse fuqitë botërore kanë lejuar vetëm 3,67 për qind.

Netanyahu në Twitter reagoi dhe porositi se kjo është e palejueshme.

“Vendimi i Iranit të vazhdojë të shkel detyrimet e tij, rritjen e nivelit të pasurimit të uraniumit dhe forcimin e aftësisë industrial të pasurimit të uraniumit në objektin nëntokësor bërthamor nuk mund të sqarohet në asnjë mënyrë tjetër, përveç me realizimin e vazhdueshëm të synimit të tyre të zhvillojnë program ushtarak bërthamor. Izraeli nuk do të lejojë që Irani të prodhojë armë bërthamore”, porositi Netanyahu.

Marrëveshja bërthamore mes grupit të vendeve nën emrin P5+1 dhe Iranit nga viti 2015 pamundëson që Irani të pasurojë uranium deri në 3,67 për qind.

Sipas marrëveshjes, Irani duhej të kufizonte prodhimin e uraniumit më pak të pasuruar të përdorur për qëllime civile në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike.

Pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tërhoqi SHBA-të nga marrëveshja, Irani njoftoi se nuk ka më detyrim ndaj marrëveshjes dhe që prej asaj kohe ka shkelur kufizimet e saj disa herë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne