Netanyahu skandalizon edhe më shumë deklaratën për aneksimin e vendbanimeve hebraike

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu deklaratën e tij skandaloze për aneksim e çoi një hap më tej.

Netanyahu tha që në qoftë se rizgjidhet për kryeministër planin për aneksimin e vendbanimeve të paligjshme hebraike në Bregun Perëndimor do ta bëjë në mënyrë të koordinuar me administratën e ShBA-së.

Në prononcimin e tij të bërë për kanalin televiziv izraelit “Kanal 12”, Netanyahu përsëriti se vendbanimet e paligjshme hebraike në Bregun Perëndimor do t’i aneksohen gradualisht Izraelit.

“Ne kaluam nga faza e mbrojtjes së vendbanimeve hebraike në fazën e ndërtimit të madh. Ndërsa tani do të kalojmë në fazën e ushtrimit të sovranitetit të Izraelit në këto vendbanime. Unë preferojë që këtë ta bëjmë me faza dhe me miratimin e ShBA-së. Prandaj aneksimi i vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimorë do të bëhet në koordinim me ShBA-në”, deklaroi Netanyahu.

Ai përsëriti se asnjë kolonë hebre nuk do të dalë nga Bregu Perëndimor, ndërsa shtoi se “Me palestinezët do të vendosim paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme. Por, këtë do ta bëjë me forcë e jo me tolerancë dhe duke e tundur kokën”.

Netanyahu gjithashtu tha se me Presidentin e ShBA-së, Donald Trump kanë biseduar për çështjen e vendbanimeve hebraike dhe gjatë kësaj bisede ai ka thënë se është i pashmangshëm ushtrimi i sovranitetit të Izraelit mbi vendbanimet në fjalë, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Unë nuk thash se do ta aneksojë Bregun Perëndimor. Por thash se do t’i aneksojë vendbanimet hebraike në Yahuda dhe Samara (Talmudik dhe Bregun Perëndimor) dhe do të ushtrojë sovranitetin e Izraelit këtu. Për këtë kërkojë ndihmën e ShBA-së. Mua më deshën dy vjet që ShBA-ja të njohë sovranitetin e Izraelit në Lartësirat e Golanit. Unë i thash Trumpit ‘Të lutem pranoje sovranitetin tonë mbi Golanin’”.

Duke vënë në dukje se disa liderë arabë bëjnë fjalë për çështjen e aneksimit të vendbanimeve hebraike, Netanyahu pretendoi se “Ata e kuptojnë angazhimin tonë për territor”.

Në deklaratën e bërë të shtunën Netanyahu kishte thënë që në qoftë se rizgjidhet për kryeministër ai planifikon që t’i aneksojë Izraelit vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne