Netanyahu, vrasësi gjakftohtë i kohëve moderne

“Netanyahu, i cili bombardon fëmijët në plazhe, është një vrasës gjakftohtë i kohëve moderne, përgjegjës për masakrat e mijëra palestinezëve të fajshëm. Turqia asnjëherë nuk do të ndalojë ta ekspozojë të vërtetën”

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, i është përgjigjur kritikave të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që i bëri në adresë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan. Çavuşoğlu nëpërmjet rrjetit social Twitter reagoi ndaj Netanyahut, duke përdorur fotografitë e 16 vjeçarit Fevzi el-Xhunejdi, emri i të cilët është bërë simbol i rezistencës së Kudsit, i cili me sy “të lidhur” u arrestua nga një numër i madh i izraelitëve si dhe dëshmori Fadi Abu Salah i cili kishte marrë pjesë në rezistencën palestineze.

“Okupatori që godet njerëzit të shtrirë në tokë është lehtësisht i ofenduar. Netanyahu, i cili bombardon fëmijët në plazhe, është një vrasës gjakftohtë i kohëve moderne, përgjegjës për masakrat e mijëra palestinezëve të fajshëm. Turqia asnjëherë nuk do të ndalojë ta ekspozojë të vërtetën”, ka shkruar kryediplomati turk.

Kryeministri izraelit, në Twitter kishte shkruar se presidenti turk Erdoğan “është një pushtues i Qipros Veriore, ushtria e të cilit po masakron gratë dhe fëmijët në fshatrat kurde brenda dhe jashtë Turqisë, nuk guxon të mbajë leksione për Izraelin”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne