Neutralizohet 1 terrorist shumë i kërkuar i PKK-së

Në operacionin që është kryer kundër organizatës separatiste terroriste PKK në Kars janë neutralizuar 3 terroristë.

Sipas komunikatës së Ministrisë së Punëve të Brendshme ekipet e Operacioneve Speciale të Xhandarmërisë kanë realizuar në rrethinat e provincës së Karsit një operacion të mbështetur nga ajri në kuadër të sigurisë së brendshme të vendit.

Në këtë operacion janë neutralizuar 3 terroristë si dhe janë sekuestruar edhe armët e tyre.

Ministria njofton se operacioni në rajon vazhdon.

Nga ana tjetër me një operacion të përbashkët të Agjencisë së Inteligjencës Kombëtare (MIT) dhe Forcave të Armatosura Turke (TSK) në zonën Metina në veri të Irakut është neutralizuar terroristi me emrin Mysluh Ike (Müsluh İke), i njohur me pseudonimin “Tekosher Zagros”, i cili ishte një pjesëtar i nivelit të lartë të PKK-së.

Sipas konstatimeve terroristi i neutralizuar ishte një person i kërkuar në kategorinë e kuqe./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne