Turqia vazhdon aktivitetet në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë publikoi në uebfaqen e saj zyrtare dhe në rrjetin social “Twitter” një komunikatë lidhur me operacionin “Burimi i Paqes”.

“Njësitë tona vazhdojnë aktivitetet e zbulim-vrojtimit dhe pastrimit të minave e mjeteve shpërthyese të improvizuara brenda fushëveprimit të operacionit «Burimi i Paqes». Lajmet në media, të cilat pretendojnë se është hapur zjarr ndaj elementeve të shteteve të koalicionit që ka të ngjarë të jenë në rajon, si dhe ndaj atyre të institucioneve civile, nuk pasqyrojnë realitetin”, thuhet në komunikatën e Ministrisë./ TRT

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne