Dallgë deri në shtatë ballë, trageti i linjës Brindizi-Vlorë nuk do të udhëtojë sot

Është pezulluar sërish udhëtimi i tragetit St Damian i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë dhe për ditën e hënë.

Si rrjedhojë e reshjeve të shiut, erës së fortë dhe fuqisë së madhe të detit e cila ketë të hënë shkon deri në shtatë ballë në det të hapur, trageti e ka të pamundur udhëtimin.

Në bazë të njoftimit të bërë nga agjencia EUROFERRIES dhe informacionit të fundit, trageti do të niset të hënën në darkë dhe do të mbërrijë të martën në mëngjes për shkak te kushteve jo të mira hidrometeorologjike.

Trageti i linjës qëndron momentalisht i ankoruar në portin e Brindisit dhe pritet të mbërrije në Vlorë të martën rreth orës 7 e 30 minuta të mëngjesit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne