Turqia reagon ndaj raportit të DASH-it amerikan për terrorizmin

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy i është përgjigjur me shkrim një pyetjeje në lidhje me Raportin e Departamentit të Shtetit të ShBA-së për terrorizmin e vitit 2018.

“Raporti e ka pranuar që PKK, e regjistruar si një “Organizatë terroriste e huaj” nga ShBA, është përgjegjëse për martirizimin e shumë se 1.200 zyrtarëve të sigurisë dhe civilëve në Turqi gjatë periudhës 2015-2018. Përdorimi i shprehjes “zgjatimet e PKK-së në Siri” në vend që të përmendet emri i YPG, është një përpjekje për të mbuluar pozicionin e paligjshëm të autoriteteve amerikane, të cilat nuk e fshehin bashkëpunimin e tyre me këtë organizatë terroriste”,- shkruan Aksoy në përgjigjen e tij.

Kurse në lidhje me vlerësimin që bën raporti i DASH-it në lidhje me FETO-n, zëdhënësi Aksoy shprehet:

Nga ana tjetër, duke e paraqitur kreun e FETO-s, një organizatë tjetër terroriste që ka në shënjestër Turqinë, si “klerik i vetë-syrgjynosur” nënkupton se tentativa tradhtare për grushtshteti e 15 korrikut ose është injoruar, ose është mbështetur. Është gjithashtu një manifestim i përpjekjes për të mbivendosur faktin që ky terrorist ka gjetur një strehë të sigurt në territorin e ShBA-së. Nuk duhet harruar se organizata terroriste FETO, e cila qëndron pas përpjekjes tradhtare të grushtit të shtetit të 15 korrikut që martirizoi 251 nga qytetarët tanë të pafajshëm dhe plagosi mijëra të tjerë, nuk është vetëm një kërcënim për Turqinë, por për të gjitha vendet ku ajo ekziston, dhe duhet të dihet se bashkëpunimi ndërkombëtar për të luftuar terrorizmin ka një rëndësi të madhe./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne