Nexhat Ibrahimi – Mogherinit: Si mund ta përkrahsh një shtet kriminel?!

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian në Kosovë, Federica Mogherini ka publikuar para disa ditësh një fotografi në profilin e saj në Facebook, ku ka shkruar për të drejtat e njeriut.

Mirëpo, disa deklarata të Mogherinit që ka dhënë kohëve të fundit karshi Kosovës, nuk i kanë pëlqyer qytetarëve të vendit.

Mogherini ishte shprehur kundër taksës 100% që Kosova vendosi ndaj produkteve serbe si dhe nuk mbështeti formimin e Ushtrisë.

Në shenjë revolte, shumë qytetarë të Kosovës iu vërsulën asaj në këtë fotografi me komente nga më të ndryshme, ndër ta edhe intelektuali dhe publicisti i njohur kosovar, Nexhat Ibrahimi, transmeton Gazeta e Re.

Ai Mogherinit në koment ka shkruar: “Si gjen ti forcë ta përkrahësh këtë shtet kriminel?!”

Ja postimi i plotë i Ibrahimit:

“Zonja Mogerini! Serbia që ti e përkrah aq shumë, ka shkaktuar disa luftëra në Ballkan. Serbia ka vrarë rreth 300.000 njerëz. Serbia ka djeg mijëra shtëpi. Ka përdhunuar mbi 60.000 femra në ish-Jugosllavi…. dhe ti gjen forcë ta përkrahësh këtë shtet kriminel, gjenocide. Më vjen keq për sjelljen tuaj, por ajo është kriminale.”

Ndryshe, komenti i Ibrahimit ka gjetur një përkrahje masive nga përdoruesit e tjerë në facebook të cilët kane vërshuar me pëlqime.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne