Nga arratia, ish-zv.kryeministri Ahmetaj kërkesë në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin e pasurive të sekuestruara

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj kërkon lirimin e pasurive të sekuestruara. Nga arratia, Ahmetaj ka bërë kërkesë për të zhbllokuar pasurinë, në Gjykatën e Lartë. Kjo lëvizje nga ana e Ahmetajt vjen në një kohë kur GJKKO rrëzoi kërkesën e tij për ankimimin e bërë për pasurinë e sekuestruar.

Pavarësisht pretendimit të Ahmetajt, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi vendimin e GJKKO. Ndaj në këto kushte, Ahmetaj iu drejtua Gjykatës së Lartë.

Ish-zv.kryeministri është në kërkim ndërkombëtar për akuza të rënda që lidhen me aferat e inceneratorëve./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne