Nga droga te dënimi me 12 vite burg, kush është autori i vrasjes në Korçë?

Një 30-vjeçar nga Pogradeci u vra me armë mbrëmjen e djeshme në Korçë, me ngjarjen që ndodhi pas një konflikti banal midis viktimës Altin Balliu, miqve të tij dhe autorit të vrasjes që është identifikuar si Olger Mustafa.

Autori i ngjarjes është banues në lagjen Nr.10 të qytetit, por vlen të theksohet se ka qenë i dënuar më parë për plagosjen e një personi. 34-vjeçari ka qenë i dënuar me 12 vite burg pasi në prill të 2010-ës tentoi të vriste bashkëmoshatarin e tij, Majkëll Hysolli.

I riu i shpëtoi për mrekulli atentatit me armë edhe pse u qëllua me 7 plumba me breshëri automatiku teksa lëvizte me një mjet tip “Audi” me targa të huaja.

Report TV sqaron se Mustafa tentoi asokohe të vrasë Hysollin për larje hesapesh dhe u dënua më 30.11.2017 me 12 vite burg por për sjellje të mirë ka bërë vetëm 7 vite. Dënimi është ulur edhe prej gjendjes së keqe shëndetësore me 1 vit e 9 muaj pasi Mustafa është operuar dy herë.

Por, Olger Mustafa ka një dosje më voluminoze pasi është kapur disa herë me lëndë narkotike dhe armë pa leje. Ai gjithashtu ka qenë shkaktar i një aksidenti në fshatin Lumalas.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne