Bota

Sulm terrorist në Akademinë e Policisë, bilanci një masakër e vërtetë

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe 65 janë plagosur gjatë një shpërthimi në një shkollë policie në Bogota të Kolumbisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi ne mëngjes, në shkollën e përgjithshme të policisë.

Autoritetet vendase kanë bërë me dije se autori i ngjarjes së rëndë është ekzekutuar nga policia.

Ai është identifikuar si një 57 vjeçar, i lidhur me një organizate terroriste.

Por ndërkohë, ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bomba.

Presidenti shpalli 3 ditë zie kombëtare në nderim të viktimave, ndërsa tha se Kolumbia nuk do të përkulet nga këto akte dhune.

OPINIONE