Nga janari nis ndërtimi i autostradës Shkup-Prishtinë në Maqedoni

Projekti për autostradën Shkup-Blace me vlerë prej 110 milionë eurosh do të zbatohet në dy pjesë.

Siç parashihet me vendimin e Qeverisë së Maqedonisë, pjesa e parë nga kalimi kufitar deri në bashkimin me fshatin, Bllacë në një gjatësi prej 1.9 km, do të ndërtohet me para të shtetit nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, ndërsa pjesa tjetër me fondet e BE-së.

Informatën për nisjen e ndërtimit të autostradës, e cila do të ndërlidhet me atë “Arbër Xhaferi”, që e lidh Prishtinën me kufirin me Maqedoninë dhe të cilën është duke e përfunduar pala kosovare, sot në takimin e fundvitit me gazetarët e paraqiti zëvendëskryeministri i Maqedonisë, i ngarkuar me integrimet Evropian, Bujar Osmani.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne