Maroku përkujton dy turistet e vrara skandinave

Qindra marokenë janë mbledhur në kryeqytetin e Marokut, Rabat, për t’i përkujtuar dy turistet e vrara skandinave, të cilat u gjetën të vdekura në malet “Atlas”. Duke mbajtur pankarta ku shkruhej “Na vjen keq”, njerëzit u mblodhën për ta përkujtuar Maren Uelandin dhe Vesterager Jespersen, pranë ambasadave të Norvegjisë dhe Danimarkës.

Policia norvegjeze ka deklaruar dje se një video e publikuar ku shihet heqja e kokës së njërës turiste mund të jetë e vërtetë. Katër të dyshuar për këtë rast janë arrestuar. Ata janë deklaruar se janë përkrahës të ISIS-it përmes një videoje që e kishin publikuar para disa ditësh.

Autoritetet marokene kanë thënë se i kanë arrestuar edhe nëntë persona tjerë që dyshohet se kanë lidhje me vrasësit. Në Rabat u mbajt një minutë heshtje për viktimat, ndërsa të pranishëm ishin edhe diplomatët e ambasadave të Danimarkës dhe Norvegjisë. Njerëzit e mbledhur vendosën lule për viktimat, ndërsa tubim pati edhe afër vendit ku u gjetën trupat e tyre, shkruan “BBC”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne