Nga këpucët me baltë, te refuzimi i analistëve: Prapaskenat e xhirimit Veliaj-Balla

Ditën e djeshme kryebashkiaku Erion Veliaj ishte përballë gazetarit Sokol Balla për të folur në lidhje me ‘’dilemat e tij” në krye të Bashkisë.

Kështu Veliajt iu la në dispozicion gjithë koha e mjaftueshme për t’u shprehur në lidhje me arritjet e tij, sidomos në finalizimin me sukses të mbjelljes së pemëve, aq sa për ta vërtetuar këtë kishte shkuar në emision me atletet e llumbosura.

Duke qenë se ishte pa panel të tjerë analistësh, Veliaj nuk na nxorri ‘’çunin e keq” ashtu siç bëri pak javë me parë në emsionin e Blendi Fevziut.

Ca më mirë, sipas ‘politiko.al’ emisioni as nuk ka qenë live, siç ndodh zakonisht, por ka qenë i regjistruar dy orë më parë.

Sokol Balla në formatin e ri të emisionit ‘’Real Story” në të gjitha puntatat ka zgjedhur që të ketë në panelin e gazetarëve, Arjan Vasjarin, Skendër Minxhozin, apo Agron Gjekmarkaj, po mesa duket kushti i Veliajt ka qenë i prerë: biseda të jetë tek e tek.

(E.K/Faxweb.al)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne