Trump ndërron sërish këshilltarin e sigurisë

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se McMaster do të japë dorëheqjen nga detyra, pasi është konsultuar dhe marrë vesh me Trump.

Sipas komunikatës Trump i ka kërkuar McMaster-it që të vazhdojë të qëndrojë në detyrë deri nga mesi i muajit të ardhshëm, me qëllim për ta bërë më të lehtë periudhën e tranzicionit, dhe gjenerallejtënant McMaster e ka pranuar këtë kërkesë të kreut të Shtëpisë së Bardhë.

McMaster do të zëvendësohet nga John Bolton, ish-përfaqësuesi i përhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara (OKB), sipas të njëjtës komunikatë.

Në komunikatë Trump e falënderon McMaster për shërbimet e tij në vend, ndërsa shprehet se falë arritjeve të McMasterit, ShBA-ja ka mbrojtur superioritetin ekonomik dhe ushtarak.

Kurse McMaster njoftoi se këtë verë ai do të dilte në pension nga ushtria amerikane, të cilës i ka shërbyer për 34 vjet.

Michael Flynn, këshilltari i parë i Sigurisë Kombëtare i Trump, i cili detyrën e presidentit e mori më 20 janar 2017, e kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij më 13 shkurt 2017 me arsyetimin se “kishte gënjyer” për hetimin rus (ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane) dhe ishte zëvendësuar nga gjenerallejtënant McMaster.

Ndërsa John Bolton, i cili do të emërohet në vend të McMaster, ka shërbyer si Përfaqësues i Përhershëm i Shtetet e Bashkuara në OKB gjatë periudhës 2005-2006.

Sipas shtypit amerikan, John Bolton, i cili pritet ta marrë detyrën më 9 prill, është takuar shpesh me Trump për të diskutuar çështjet e tij të politikës së jashtme. Po ashtu thuhet se dyshja edhe dje ka zhvilluan një takim të veçantë në Shtëpinë e Bardhë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne