Rajoni

REUTERS DHE WASHINGTON POST RAPORTOJNË PËR LIRIMIN E IMAMIT KOSOVAR

Lirimi i imamit Shefqet Krasniqi nga të gjitha akuzat për nxitje terrorizmi dhe shmangie të tatimit, ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare.

 

Agjencia e lajmeve “Reuters” në artikullin e titulluar “Gjykata në Kosovë liron imamin e Xhamisë së Madhe nga akuzat për nxitje të terrorizmit”  shkruan se Gjykata ka konstatuar se nuk ka gjetur prova të mjaftueshme që vërtetojnë fajësinë e imamit Krasniqi.

 

“Reuters” përmend Kosovën si njërin ndër vendet që ka importuar më së shumti luftëtarë për grupin islamik, “ISIS”, duke cituar faktin se nga 300 të shkuar deri më tani, 70 prej tyre janë vrarë në luftime në konflikte të ndara në shtetet islamike.

 

E ndërkaq, “The Washington Post”,  në artikullin e saj për lirimin e Shefqet Krasniqit, shkruan se Kosova është njëra ndër burimet kryesore të luftëtarëve që i’u kanë bashkangjitur grupeve terroriste, me mbi 300 persona që u involvuan në luftërat e huaja.

 

“Krasniqi ishte akuzuar për interpretimin e Kuranit sipas besimeve të tij gjatë viteve 2013-2014, duke përdorur rrjetet sociale dhe burime të tjera të informacionit, në këtë mënyrë, duke nxitur persona të ndryshëm që të bashkohen me grupet ekstremiste në Siri dhe Irak” shkruan sot “Washington Post”.

 

Ndryshe, imami Shefqet Krasniqi vazhdimisht ka mohuar akuzat për nxitje të terrorizmit.

 

OPINIONE