Nga ku vijne fondet e armates muxhahedine per te mbeshtetur kampin para-ushtarak te Manzes?

Gazeta investigativ iranian Alireza Niknam ne nje nga postimet e fundit ne internet ne forumin X (tweeter) pyet:

Ndersa cmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur ditët e fundit, njerëzit janë të zemëruar dhe pyesin se pse MEK-u qe përdor taksat e tyre blen ushqime me shumice për kampin muxhahedin në Shqipëri. Pyetja e madhe është sesi MEK-u arrin te gjejë para për të siguruar ushqime dhe artikuj logjistikë për bazën e tyre? MEK duhet t’u përgjigjet njerëzve se ng ai vjen buxheti masiv qe ka per te blere ushqime me furgonët e tij dhe transferoje ato në bazën e tij, ndërsa njerëzit ne Shqiperi mezi arritjne te permbushin nevojat e tyre me bazike?

Ne foton ilustruese te shkrimit, gazetari ka postuar nje foto te komandantes muxhahedine Maryam Rajavi duke shperndare banana. Ne nje tjeter MEK-sat tregohen te mobilizuar per lufte. Ndersa ne fund te postimit tregohet nje forgon muxhahedinesh te cilin mesa duket MEK-u e perdor per te furnizuar kampin xhihadist.

Furgoni muxhahedin ne rruget e Tiranes

Gazeta Impakt i lutet portalit faktoje.al te sponsorizuar nga USAID-i dhe instituti East West Management Institute (EWMI) dhe gazetares Ilda Hoxha qe ta hetojne kete lajm dhe te tregojne se nga ku vijne fondet e organizates muxhahedine, fonde me te cilat Maryam Rajavi mban me buke ushtaret e saj ne Shqiperi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne