“Po filmonte telefonin e Berishës”/ Noka godet operatorin në Kuvend, reagon Lindita Nikolla

Një incident jo i zakontë është shënuar para disa minutash në Kuvend. Deputeti Flamur Noka ka goditur me rregulloren e Kuvendit një operator i cili sipas Nokës po filmonte telefonat e deputetëve. Noka tha se kamera ishte e fokusuar në telefonin e kreut të PD, Sali Berishës, i cili kishte hapur një video denoncuese në Whats App.

Në lidhje me veprimin e deputetit demokrat reagoi dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, e cila i tërhoqi vërejtje Nokës dhe tha se duhet treguar respekt ndaj medias së lirë.

“Kam dhe një vërejtje ndaj jush zoti Noka, nuk mund të reagoni ndaj medias ashtu duke i qëlluar me rregulloren e parlamentit. Respekte ndaj medias së lirë, nuk mund të rri pa reaguar kur shoh një veprim të tillë. Nuk janë kameramanët e mi, por të medias së lirë”, tha Nikolla.

Nga ana tjetër deputeti Noka u shpreh se është e turpshme të fimohen telefonat e deputetëve të parlamentit.

“Është turp që filmohen telefonat e deputetit”, tha Noka./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne