Opinion

Nga Meksika në Afrikë: Historia e errët e Izraelit në trajnimin e kriminelëve të luftës, bandave dhe kartelëve të drogës

** FILE ** EDS NOTE GRAPHIC CONTENT ** In this Sunday, Jan. 11, 2009, file photo shows Palestinian Akram Abu Roka is treated for burns at Nasser Hospital in Khan Younis in the southern Gaza Strip. Human Rights Watch issued a report Wednesday, March 25 2009 that Israel fired white phosphorous shells indiscriminately over densely populated Gaza, and that this is evidence of war crimes. (AP Photo/Eyad Baba, File)

nga Kit O’Connell.

AUSTIN, Teksas – Megjithë politikën e tij të aparteidit kundër palestinezëve dhe pakicave të tjera, Izraeli shpesh përmendet si demokracia e vetme e Lindjes së Mesme dhe ruajtësi i të drejtave të njeriut në rajon.

Jo vetëm që ky imazh publik bën kontrast me realitetin e trajtimit brutal të Palestinës së pushtuar dhe racizmit institucional të vendit, por qeveria izraelite ka gjithashtu edhe një histori të gjatë të mbështetjes së regjimeve shtypëse dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut në mbarë botën.

Në jug të kufirit tonë, Izraeli ka përdorur përvojën e tij në shtypjen e kryengritjeve indigjene për të ndihmuar Meksikën kundër zapatistëve, një kryengritje e vazhdueshme Maya me qendër rajonin e Chiapas.

Duke shkruar në vitin 2013 për Electronic Intifada, një faqe lajmesh dhe aktivistësh e fokusuar në çlirimin e Palestinës, e drejtuar nga Jimmy Johnson dhe Linda Quiquivix, u raportua se shefi i sapoemëruar i sigurisë për rajonin Chiapas, Jorge Luis Llaven Abarca, punonte ngushtë me zyrtarët e ministrisë së mbrojtjes të Izraelit për të trajnuar forcat e tij.

“Kjo mund të ishte hera e parë që qeverisë meksikane i bëhet publik koordinimi ushtarak me izraelitët në Chiapas,” shkroi Johnson dhe Quiquivix. “Megjithatë, kjo marrëveshje është vetëm një nga më të fundit të historisë së gjatë të Izraelit për eksportimet ushtarake në rajon, një industri e fituar nga përvojat gjatë pushtimit dhe pacifikimit të Palestinës”.

Zapatistët nga ana e tyre e kanë shprehur në mënyrë të përsëritur solidaritetin e tyre për popullin palestinez. Në vitin 2014, pas sulmit shkatërrues të Izraelit mbi Palestinën që la mbi 2.000 palestinezë të vdekur, kryesisht civilë dhe mbi 500.000 të pastrehë, një zëdhënës i zapatistëve e dënoi “luftën shfarosëse” të Izraelit.

Komandanti Tako i kujtoi Izraelit se “populli palestinez do të rezistojë dhe do të ngrihet përsëri, dhe se do të fillojë përsëri të eci. Duhet ta dini se edhe pse jemi larg në hartë, populli zapatista sot është fare afër palestinezëve ashtu siç ka qenë edhe më parë, gjithmonë i afruar me zemër”.

Kohët e fundit, kompanite izraelite të armatimit dhe teknologjisë kanë ndihmuar forcat amerikane të luftës, ashtu sic gazetari Abby Martin e quajti një luftë sekrete në kufijtë e Amerikës.

Pervec ndihmes ndaj SHBA-së, Izraeli është kritikuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar për shitjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake për shtetet e trazuara afrikane, pavarësisht përdorimit të tyre të përsëritur në krimet e luftës. Një investigim nga Adv, Itai Mack dhe Idan Landau, i botuar në muajin maj 2015 nga revista +972, një blog i kushtuar për të analizuar Izraelin dhe Palestinën, zbuloi se që nga vitet 60, Izraeli zhvillonte një luftë sekrete në Sudanin e Jugut, që rezultoi në armë të prodhuara nga Izraeli të cilat u përdorën në mënyrë të përsëritur në krimet e luftës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.

Mack dhe Landau raportuan:

“Pavarësisht nga reagimi i botës, lufta e fshehtë e Izraelit në Sudanin e Jugut vazhdon sipas raportimeve dhe informacioneve të ofruara nga aktivistët e të drejtave të njeriut të cilët kanë qenë ose ende janë në Sudanin e Jugut. Që nga pavarësia e vendit, Izraeli vazhdimisht ka dërguar armë, ka trajnuar forcat qeveritare dhe ka ofruar teknologji të ndryshme të sigurisë. Ekziston gjithashtu një bashkëpunim midis shërbimeve sekrete të të dy vendeve, ndërsa njësitë izraelite kanë ngritur një sistem kontrolli, për mbikëqyrjen e brendshme të Sudanit të Jugut, të cilin ata vazhdojnë ta mbajnë akoma. ”

Ata gjithashtu vunë në dukje se ndihma izraelite për forcat shtypëse të Sudanit të Jugut përsërit ndihmën për qeverinë despotike të Ruandës të viteve 90.

Në gusht të vitit 1989, një investigim i Kenneth Freed, Los Angeles Times, zbuloi një videokasetë të bërë nga Izraeli që tregonte instruktorët izraelitë duke trajnuar forcat paraushtarake që i përkisnin skuadrave të vdekjes të kartelit të drogës Medellin në Kolumbi. LA Times raportoi:

“videoja 48 minutëshe me ngjyra tregonte qartë ish-kolonelin izraelit Yair Klein, i cili drejtonte 50 persona në stërvitjen ushtarake për të azgjesuar dhe vrarë. Në videokasetë dukeshin edhe shumë persona të tjerë që flisnin hebraisht si edhe një person i njohur si Vladimiri.

Vladimiri dhe anëtarët e tjerë të kartelit Medellin u arrestuan atë muaj në lidhje me vdekjen e katër gjyqtarëve kolumbianë dhe nëntë zyrtarëve të gjykatave.

Në një analizë të shtatorit të vitit 2015 për Electronic Intifada, u rezultua se “armët izraelite nxisnin mizori në Afrikë”. Rania Khalek vuri në dukje se mbështetja për reprezaljet mund të shihej si pjesë e një tradite të gjatë izraelite.

“Dekadat e vjedhjes dhe kolonizimit të tokave dhe burimeve palestineze e kanë aftësuar Izraelin me një mjeshtëri unike në nënshtrimin e rezistencës dhe vazhdimin e plaçkitjeve koloniale”, shkruante ajo./mintpressnews/Gazeta Impakt