Bota Opinion

Problemi ‘panik-shkaktues’ i Izraelit

Nëse deklarata e Netanyahu në lidhje me faktin se rregullat e lojës nuk kanë ndryshuar nuk është një manovër e tij në lidhje me politikën e brendshme për të zbukuruar imazhin e Izraelit pas dëmit të madh që pësoi më 10 shkurt, armiqtë e Izraelit do të përballen me aventura të reja që nuk do të ketë të ngopur së pari.

nga Alptekin Dursunoğlu

Rrëzimi që i bëri ushtria siriane më 10 shkurt avionit F-16 që i përkiste Izraelit, ishte “një përgjigje më shumë se njëkundër-përgjigje dhe më pak se një luftë”.

Shprehja “një përgjigje më shumë se njëkunër-përgjigje dhe më pak se një luftë” ka qënë një shprehje e përdorur nga Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallah në lidhje me operacion të zhvilluar më 28 janar të vitit 2015 gjatë së cilit u shkatërrua një konvaj ushtarak uzraelit nëÇiflikët Sheba.[1]

Sepse ky operacion ishte si një kundërpërgjigje për një tjetër sulm që kishte kryer Izraeli para 10 ditësh në qytetin Kunejtra të Sirisë; megjithatë kjo gjë krijoi një ndikueshmëri në thyerjen e përparësisë strategjike që po mundohej të ndërtonte Izraeli. Kur në të vërtetë kjo ishte një ndikueshmëri që mund të krijohej vetëm me luftë.

Kushtet e Janarit 2015

Në janar të vitit 2015 nuk kishte ndodhur ende një ndërhyrje e Rusisë. Pavarësisht se shumica e popullsisë jetonte në territoret që ende kontrolloheshin nga qeveria, përsa i përket

aspektit gjeografik një pjesë e konsiderueshme e territoreve të vendit ndodheshin nën kontrollin e grupimeve të armatosura.

Izraeli besonte se tashmë Siria ishte shndërruar në njëomletë dhe nuk mund të kthehej kurrësesi në formën e një veze përsëri.[2]

Hizbullahu, që ishte përfshirë edhe në luftën e vitit 2013, ndodhej nën njëpresion për nga ana ushtarake në Siri dhe nën njëpresion të theksuar politik në Liban dhe pretendohej se në një situatë të këtillë nuk mund të merrte përsipër edhe një luftë kundër Izraelit.

Izraeli, i cili kërkonte t’i kthente këto kushte në mundësi, më18 janar të vitit 2015 goditi në qytetin Kunejtra të Sirisë një konvaj ushtarak që i përkiste Hizbullahut. Si pasojë e këtij sulmi humbën jetën disa gjeneralë të Hizbullahut dhe një gjeneral iranian që gjendej në rradhët e tyre.

Pavarësisht se Izraeli nuk e ka marrë përsipër haptazi këtë sulm nuk e ka fshehur se ky sulm ka ndikuar në krijimin e një balance të prezencave të palëve për të parandaluar një afrim të mundshëm të forcave të Iranit dhe Hizbullahut në zonën kufitare.

Entuziazmi për fitore i Izraelit që u kthye në një shqetësim strategjik

Në janar të vitit 2015 kur situata e luftës në Siri ende nuk ishte bërë shumë e qartë, Hizbullahu i cili ishte një pjesë e rëndësishme e kësaj lufte gjendej përballë dy zgjedhjeve:

Ose do të merrte përsipër një luftë kundër Izraelit dhe do të bënte një kundërsulm dhe do të vazhdonte prezencën e tij në zonën kufitare mes Izraelit dhe Sirisë, ose do të largonte trupar e tij nga kjo zonë dhe do të pranonte t’i përulej përparësisë së Izraelit?

10 ditë pas sulmit të Izraelit në qytetin Kunejtra Hizbullahu asgjësoi në konvaj ushtarak izraelit që po patrullonte në territoret e Çiflikëve Sheba.

Ndryshe nga Izraeli, e morri përsipër haptazi këtë sulm dhe e bëri me dije në formë zyrtare duke publikuar “Njoftimi Numër 1”, duke dhënë një mesazh të hapur se ishte gati për një luftë të mundshme.

Izraelitët, duke marrë parasysh numrin që i ishte vënë këtij njoftimi duke iu drejtuar UNIFIL si ndërmjetësues pyeste Hizbullahun nëse do të kishte apo jo një operacion pasardhës. Hizbullahu përcolli mesazhin se operacioni i Shebas ishte i mjaftueshëm; edhe Izraeli nga ana e

tij përsëri me ndërmjetësimin e UNIFIL ngriti flamurin e bardhë të paqes.[3]

Në këtë mënyrë, me anë të këtij sulmi, që sipas Nasrallahut ishte “më shumë se njëkundër-përgjigje dhe më pak se një luftë” Hizbullahu bëri të mundur që të thyente përparësinë që Izraeli kërkonte të vendoste me anë të sulmit të 18 janarit.

Ndërkohë që për Izraelin, i cili dështoi në përpjekjen e tij në Siri për të krijuar përparësi strategjike që prej vitit 2015 filloi periudha e shqetësime strategjike të Izraelit.

Pse shqetësohet Izraeli?

Nëse Damasku, Teherani dhe Hizbullahu do t’i ishin përulur përparësisë strategjike të Izraelit dhe nuk do të kishte bërë kundër-sulmin e 28 janarit të vitit 2015, ndoshta më10 shkurt të vitit 2018 Izraeli nuk do të kishte humbur një prej avionëve të tij.

Sepse sulmi i Izraelit më 10 shkurt në lindje të qytetit tëHumusit në aeroportin ushtarak T-4 ka qënë rezultat i shqetësimeve strategjike të Izraelit që sa vijnë e shtohen që prej vitit 2015.

Siria, e cila ishte kthyer në një ‘omletë’ nga Amerika, Britania e Madhe, Fransa, Turqia, Arabia Saudite dhe Katari duke mbështetur militantët islamikë, që prej shtatorit të vitit 2015 ka filluar të rimarrë kontrollin e territoreve të saj me mbështetjen e Rusisë, Iranit dhe Hizbullahut.

Përtej kësaj, kjo situatë e krizës së Sirisë përfundoi me ruajtjen e unitetit territorial, zhvillim i cili nuk përbën shqetësim vetëm për Izraelin.

Shqetësimi më i madh i vërtetë që kishte Izraeli para vitit 2011 ishte qëajo që njihej thjesht me emrin Aksi i Rezitencës, për shkak të zhvillimeve në Siri mund të kthehet në njëaleancë ushtarake konkrete.

‘Aksi i Rezistencës’ ishte një emër i ekzagjëruar që i ishte vënë përpara vitit 2011 Sirisë dhe Iranit për bashkëpunimin e tyre në mbështetje të Hizbullahut, Hamasit dhe Xhihadit Islamik.

Nuk ishte një gjë që ishte provuar si funksionale në harmoni; edhe fakti qëHamasi u pozicionua kundër Sirisëvërteton se as koncepualisht dhe as funksionalisht para vitit 2011ashtu si tani Aksi i Rezistencës nuk ka qënë në harmoni.

Megjithatë, Aksi i Rezistencës u shndërrua në një pakt strategjik të fuqishëm që ishte arsyeja pse nxitësit e luftës në Siri dështuan dhe që solli si rezultat ruajtjen e unitetit të brendshëm të

vendit. Fakti që palët që urrejnë Iranin, Sirinë dhe Hizbullahun ishin pikërisht pala që humbi këtë luftë është një provë e pastër e kësaj.

Tashmë ky aks ka bërë të mundur që brenda tyre të mobilizohen për të dërguar ndihma materiale, armë dhe burime njerëzore nga Iraku, në Siri dhe nga Libani në Jemen.

Për këtë arsye, Izraeli është i shqetësuar jo për faktin se Siria arriti që të mbronte unitetin e saj politik dhe gjeografik që gëzonte para vitit 2011, por për faktin se ky aks tashmë ka fituar një rol përcaktues në balancat e rajonit.

Përparësia strategjike e Izraelit është seriozisht e kërcënuar

Drejtimi i ushtrisë siriane dhe aleatëve të saj për në zonat kufitare tëIdlibit në kufi me Turqinë dhe brigjeve tëKuneitras dhe Damaskut në kufi me Izraelin, pasi kishin mbaruar punë me ISIS-in nëDeir ez-Zor dhe përgjatë kufirit irakien krijoi një panik jo vetëm nëIzrael por edhe nëAmerikë dhe nëTurqi.

Paniku i Amerikës ishte për shkak të frikës se do të nxirrej jashtë lojës dhe se do të humbte efektin e ndikueshmërisë.

Me parashikimin se lufta kundër ISIS-it do të zgjaste me dhjetra vite, Amerika kishte parashikuar që të ishte prezente në Siri pikërisht me ISIS-in, ndërsa tashmë për të vazhduar prezencën e saj i është drejtuar alternativës për të krijuar një shtet të vogël në pjesën veri-lindore të Sirisë duke përdorur PYD-në.

Turqia, e cila mbeti e vetme në luftën undër Damaskut, i prishi marrëdhëniet me Amerikën për shkak se kjo e fundit mbështet PYD-në dhe kaloi në frontin përkrah Rusisë dhe Iranit pavarësisht se në deklaratat e saj nuk rresht së përmendur unitetin territorial të Sirisë, në të vërtetë në praktikëështë mbështëse e Amerikës.

Sepse Turqia friksohet se tashmë që qeveria siriane ka marrë nën kontroll të gjitha territoret e vendit, dhjetra mijëra militantët që ka dërguar vetë në Siri që prej vitit 2011 do të kthehen në Turqi. Ajo kërkon që Amerika këtë gjë që po bën me PYD-në ta bëjë në fakt me Turqinë dhe ende ka shpresa se mund të rrëzojë regjimin e Damaskut.

‘Kriza e Panikut’ i kushtojë shtrenjtë Izraelit

Fakti që Amerika e ka ndryshuar strategjinë e saj në “qëllimin kryesor në politikën për Sirinë të

jetë minimizimi i ndikueshmërisë së Iranit” shënon një zhvillim pozitiv nga këndvështrimi i Izraelit.

Entuzuazmi i Turqisë për të krijuar zona të sigurta në kufirin sirian nëpërmjet operacioneve Firat Kalkani dhe Degën e Ullirit cilësohen si hapa shumë të rëndësishme për Izraelin.

Megjithatë, Amerika e cila nëpërmjet PYD-së ka për qëllim që të krijojë një shtet të vogël brenda Sirisë gjendet përballë një problemi shumë serioz si Turqia; ndërkohë që fati i së ardhmes së hapave të Turqisë për krijimin e zonave të sigurta, që do të jenë edhe një model i mundshëm për Izraelin është në duart e Rusisë.

Për këto arsye, faktorët si Amerika dhe Turqia nuk janë të mjaftueshme për të qetësuar Izraelin në lidhje me shqetësimet që ka. Rruga e vetme që mund ta shpëtojë Izraelin nga shqetësimet e tij është që të krijojëpërparësi strategjike përballë Aksit të Rezistencës dhe t’i mbajë këto forca sa më arg kufirit.

Izraeli, që në mënyrë të vazhdeshme që nuk do të lejojë Iranin të krijojë një bazë ushtarake në Siri, të ndërtojë aty një fabrikë raketash dhe nuk do të lejojë Hizbullahun që t’i afrohet zonës kufitare, më10 shkurt provoi t’i vinte në jetë këto kërcënime.

Megjithatë, si pasojë e kësaj përpjekjeje më në fund pas shumë vitesh humbi një avion ushtarak, gjë që rezultoi një një goditje fatale dhe shkatërruese për balancën e përparësisë strategjike që pretendonte të krijonte me këtë sulm.

Narrativa e Izraelit në lidhje me 10 shkurtin

Izraeli, i cili tradicionalisht kur arrin qëllimet me operacionet e tij edhe pse nuk i merr përsipërzyrtarisht; përdor mediat dhe lobet e tij për t’i treguar këto operacione me mburrje, përsa i përket sulmit të 10 shkurtit doli zyrtarisht me një pozicionim duke mbrojtur veten si ‘pala viktimë që po vetëmbrohej’.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite që jep deklaratat në gjuhën arabe, Avihai Adrai ka treguar se fakti që avioni ushtarak F-16 i ushtrisë u rrëzua nga ushtria siriane nuk do të thotë detyrimisht se ky ka qënënjë operacion i pasuksesshëm.

Ndërkohë kjo deklaratë krijonte një imazh të njësuper-heroi izraelit i cili ‘ndërkohë që mbronte veten kundrejt avionit ushtrak të Iranin sulmues; kur bëhet fjalë për humbjen e avionit të tij, ai

kishte ‘shkatërruar’ forcat siriane dhe iraniane.

Sipas Adrai, një avion pa pilot që i përkiste Iranit kishte hyrë në hapësirën ajrore të Izraelit dhe helikopterët izraelitë kishin mundur ta rrëzonin atë; më pas avionët ushtarakë të Izraelit ‘ishin detyuar’ që të zhvillonte një sulm mbi bazën ajërore T-4 në lindje të Humusit nga ku ishte parashikuar se kishte ardhur avioni pa pilot i Iranit.

Avioni i Izraelit ishte rrëzuar nga raketat S-200 të Sirisë, të cilat tashmë cilësohen si raketa primitive; megjithatë edhe Izraeli pasi iu rrëzua avioni i tij kishte shkatërruar 12 baza brenda territoreve të Sirisë. ‘8 prej të cilave i përkisnin ushtrisë siriane dhe 4 të tjerat i përkisnin Iranit.’

Ndërkohë, një prej gjeneralëve të Focave Ajrore Izraelite, Tomer Bar është shprehur se sulmi i Sirisë më 10 shkurt ka qënë sulmi më i rëndësishëm që ka ndodhur që prej vitit 1982 dhe që është e nevojshme të merret në konsideratë.[5]

Më9 qershor të vitit 1982, avionët izraelitë kanë goditur 29 nga bateritë e mbrojtes ajrore të ushtrusë siriane që gjendeshin në luginën Bekaa të Libanit dhe vetëm brenda disa orëve kanë shkatërruar 82 deri në 86 avionë që i përkisnin Sirisë.

Që do të thotë se më 10 shkurt ushtria siriane mund ta rrëzonte avionin ushtarak të Izraelit edhe brenda territorit të tij; megjithatë ky sulm i Izraelit ishte një histori ‘heroizimi’ e njëjtë me atë të vitit 1982, ku u shkatërruan 86 avionë që i përkisnin Sirisë dhe 29 nga bateritë e mbrojtes ajrore dhe është i madh dhe duhet të merret parasysh.

Ndërkohë në shtypin izraelit, historia e ‘heroizmit’ është zgjeruar aq shumë sa arrin deri në pikën sa kërcënohen edhe rusët.

Sipas shtypit, baza ajrore T-4 nga ku është ngritur avioni pa pilot përdorej edhe nga pala ruse.

Rusët nuk do ta toleronin edhe më gjatë prezencën afatgjatë ushtarake të Iranit në Siri; megjithatë tashmë me rrëzimin e avioniy i ka dhënë mesazhin edhe Izraelit se pas kësaj nuk do të tolerojë më as sulmet ajërore të Izraelit.

Narrativa Iran dhe Siri në lidhje me 10 shkurtin

As pala izraelite nuk e mohon faktin se avioni pa pilot izraelit që u rrëzua ka zhvilluar një sulm ajëror në bazën ushtarake T-4 në lindje tëHumusit. Në një situatë të këtillë lind pyetja se pse avioni pa pilot izraelit u dërgua në këtë bazë që gjendej me mijëra kilometralarg kufirit dhe nuk

u dërgua në brigjet e Damaskut apo në afërsi tëKuneitras.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Admiral Ali Shemhaniështë shprehur se prezenca ushtarake e Iranit në Siri është vetëm si asistuese dhe këshilltare dhe se nuk ka atje asnjë bazë ushtarake apo ndonjëbashkësi ushtarake. Ai thjesht ka qeshur me ironi në lidhje me narrativën e izraelitëve. Ai është shprehur se ushtria siriane është e gatshme që të mbrojë shtetin e saj me armatimet dhe me burimet njerëzore që zotëron.[6]

Edhe Komandanti i Dytë, i Ushtrisë së Gardës së Revolucionit, Gjenerali Hysein Selmani, ashtu si Admiral Ali Shemhani është shprehur se prezenca ushtarake e Iranit në Siri është e kufizuar vetëm si asistuese dhe këshilltare; megjithatë përsa i përket avioit pa pilot iranian që Izraeli ka rrëzuar është shprehur se nëse Damasku nuk kundër-përgjigjet, atëherë Irani do të marrë masa vetë.[7] Në këtë mënyrë është vërtetuar pa lënë vend për diskutim se në Siri ndodhen avionë pa pilotë që i përkasin Iranit.

‘Dhoma Operacionale e Aleatëve të Sirisë’ që mund të konsiderohet si forcat që zotëron Irani të terrenin e Sirisëështë shprehur kështu:

‘Avionët Izraelitë kanë goditur avionët pa pilotë që gjenden në aeroportin T-4. Këto avionë pa pilotë përdoreshin për të mbledhur informacione të inteligjencës në lidhje me ISIS-in dhe me grupime të tjera terroriste.

Avionët pa pilotë që janë goditur nga avionët e regjimit sionist patën luajtur një rol të rëndësishëm në spastrimin e rajonit lindor të Sirisë nga ISIS-i.

Pretendimet e regjimit sionist se mjetet ajrore pa pilot të Sirisë kanë hyrë në territorin ajror të Izraelit janë tërësisht të pavërteta.

Regjimi sionist dhe Amerika kanë luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e grupimeve terroriste në Siri.

Amerikanët po i dërgojnë luftëtarët e mbetur të ISIS-it që ndodhen në lindje të Eufratit në bashën ushtarake Tenef në kufirin me Irakun dhe po i trajojnë atë.

Nuk do të qëndrojmë kurrësesi të heshtur kundrejt këtij sulmi të regjimit sionist dhe do të kundërpërgjigjemi në mënyrë serioze me një sulm të ashpër.’[8]

Vendimi është marrë në vitit 2016

Rrëzimi i avionit F-16 ka qënë një goditje shumë e rëndë për entuziazmin e Izraelit për krijimin e tensionit në Siri.

Një burim ushtarak sirian që ka dhënë një deklaratë për agjencinë informative Neshra të Libanit, vendimi për të goditur avionët izraelitë që tentojnë të depërtojnë në hapësirën ajrore të Sirisëështë marrë në vitit 2016 në konsultim me Aktin e Rezistencës.

Pavarësisht faktit se Izraeli çdo vit që prej janarit të vitit 2013ka zhvilluar sulme ajërore të njëpasnjëshme, fakti që Siria nuk kishte marrë vendimin që të kundër-përgjigjej deri në vitin 2016 ka të bëjë tërësisht me kushtet që ekzistonin në terren.

Vetëm dy muaj përpara sulmit të parë të Izraelit, pra në nëntor të vitit 2012 ndodhi një ngjarje që ishte qartësisht paralajmëruese kur në brigjet e Damaskut u morr kontrolli i bazës së radarit që vëzhgonte anën izraelite, Merxh es-Sultan nga grupime të ndryshme të armatosura.

Burimi ushtarak që ka dhënë deklaratë për agjencinë Neshra ka bërë me dije se edhe përpara kësaj ngjarjeje është goditur një avion izraelit që kalonte në hapërsirën ajrore të Libanit, megjithatë izraelitët e kanë fshehur një gjë të këtillë, gjë që vërteton se vendimi për të goditur avionët izraelitë është marrë përpara 10 shkurtit.

Edhe lajmi i publikuar në 17 mars të vitit 2017 ku Siria ka dhënë një deklaratë të këtillë si ‘Kemi goditur një avion Izraelit’[9] përforcon deklaratën që ka dhënë zyrtari ushtarak sirian për Neshran.

Mesazhi i Sirisë

Sipas deklaratës së këtij zyrtari ushtarak, konsultimi i Sirisë me Aksin e Rezistencës në vitin 2016 për vendimin e goditjes së avionëve izraelitë të cilët cënojnë hapësirat ajërore të Sirisë i ka dhënë Izraelit mesazhin se entuziazmi i tij për të krijuar presion në Siri do t’i kushtojë shtrenjtë.

Mesa duket, avioni ushtrak i Izraelit që u godit më 17 Mars të vitit 2017 nuk ka pasur një objektivë të rëndësishme që Izraeli e ka injoruar këtë mesazh të Sirisë dhe për këtë arsye ka sulmuar përsëri më 10 shkurt të vitit 2018.

Humbja e një avioni të vetëm në sulmin e fundit nga forcat e veta ajrore për të cilat mburret me

krenari mund të mos jetë një ngjarje e mjaftueshme që Izraeli t’i japë fund akteve të vet sulmuesë.

Megjithatë, të paktën pas kërcënimit të 10 shkurtit që Izraeli bëri për luftë të paktën duhet të ketë kuptuar se një gjë e këtillë nuk do të bëjë të mundur që armiqtë e Sirisë të krijojnë presion mbi të.

Deklarata e Kabinetit të Sigurisë së Izraelit menjëherë pas kësaj ngjarjeje se ‘është në të mirë të Izraelit qëtë qetësohet situata’ dhe kërkesa për futjen në lojë për ndërmjetësim të Amerikës dhe të Rusisë duke theksuar se regjimi izraelit nuk dëshiron rritjen e tensionit tregon se e ka marrë siç duhet mesazhin që i ka dërguar Siria.

Paniku dhe hutesa që ka shkaktuar kjo situatë duket e reflektuar qartë në deklaratat e zyrtarëve të Izraelit. Për shembull, Netanyahu duke u shprehur se “Irani në mënyrë të paskurpullt ka cënuar sovranitetin e Izraelit. Ka dërguar për në Izrael nëpërmjet territorit sirian një mjet ajror pa pilot. Izraeli mban përgjegjës për këtë ngjarje Iranin dhe mikpritësit e tyre sirianë” ka përdorur edhe njëherë siç e ka zakon tradicionalisht që edhe kur kërcënon të ruaj rolin e viktimës. Megjithatë, aga ana tjetër, duke theksuar se ‘Izraeli kërkon paqe’ pretendon se është duke u përpjekur të ulë tesionin.

Rregullat e Lojës

Ndërkohë që përsa i përket ngjarjes së 10 shkurtit qëndrimi i përbashkët i Sirisë dhe aleatëve të saj ka qënë se pas kësaj ‘rregullat e lojës kanë ndryshuar’ kryeministri i Izraelit Netanyahu i cili pretendon se ‘kanë arritur t’i japin një goditje të fortë Iranit dhe Sirisë’ vazhdon të jetë këmbëngulës se ‘rregullat e lojës nuk kanë ndryshuar në asnjë mënyrë.’[11]

Izraelitët përsa i përket sulmeve që kanë kryer në Siri nga vitit 2013 deri në vitin 2015 i kanë justifikuar me pretendimin e kanë goditur armatimet që i drejtoheshin ose i përkisnin Hizbullahut, depot e armëve kimike apo kanë qënë kundërpërgjigje të raketave që kanë goditur Izraeli nga kufiri sirian.

Ndërkohë që sulmet pas vitit 2015 janë justifikuar me pretekstin e rrezikut që kanoset nga prezenca ushtarake e Iranit në Siri.

Izraeli nuk mundi të krijonte presion me anë të pretendimeve për sulmet e zhvilluar në periudhën 2013-2015, por megjithatë as nuk ka paguar një çmimin të rëndë për këto sulme.

Megjithatë, me sulmet e kryera me pretendimin e kanosjes që përbën Irani është detyruar që të mbeldhë mbetjet e avionit F-16 që u godit në hapësirat e veta ajrore.

Nëse deklarata e Netanyahu në lidhje me faktin se rregullat e lojës nuk kanë ndryshuar nuk është një manovër e tij në lidhje me politikën e brendshme për të zbukuruar imazhin e Izraelit pas dëmit të madh që pësoi më 10 shkurt, armiqtë e Izraelit do të përballen me aventura të reja që nuk do të ketë të ngopur së pari.

[1] YDH. 31 Janar 2015. Do të mbajmë Izrelin përgjegjës për çdo vrasje http://www.ydh.com.tr/HD13610_her-suikasttan-israili-sorumlu-tutacagiz.html

[2] Hürriyet. 21 Korrik 2015. Siria është kthyer në një përshesh http://www.hurriyet.com.tr/suriye-artik-omlet-oldu-29606320

[3] YDH. 1 Shkurt 2015. Izraeli e ka humbur ndikueshmërinë në Sheba http://ydh.com.tr/YD446_israil-sebada-caydiriciligini-kaybetti.html

[4] BBC 18 Janar 2018. Sekretari i Shtetit tw SHBA-sw, Tillerson: Nuk do të krijojmë forcë sigurie në kufirin sirian http://www.bbc.com/turkce/haberler-dunya-42726323

[5] Haartez. 10 Shkurt 2018. Israeli Air Force General: Syria Strike Is the Most Substantial Since 1982 https://www.haaretz.com/israel-news/israeli-air-force-general-syria-strike-most-substantial-since-1982-1.5806840

[6] Asriran, 11 Shkurt 2018. شمخانی: ادعای اسرائیل درباره پایگاه‌های ایران در سوریه دروغ است http://www.asriran.com/fa/news/592171/

[7] YDH. 10 Shkurt 2018. Iran: Nëse Siria konfirmon edhe ne do të konfirmojmë http://www.ydh.com.tr/HD15582_iran–suriye-teyit-ederse-biz-de-ederiz.html

[8] YDH. 10 Shkurt 2018. Aleatët e Sirisë: Do t’i përgjigjemi me ashpërsi çdo sulmi http://www.ydh.com.tr/HD15583_suriyenin-muttefikleri–her-saldiriya-sert-karsilik-veririz.html

[9] YDH. 17 Mars 2017. Siria: Kemi rrëzuar një avion izraelit http://www.ydh.com.tr/HD15124_suriye–bir-israil-ucagini-dusurduk.html

[10] BBC 11. Shkurt 2018. Pas sulmeve në Siri, Izraeli paralajmëron Iranin http://www.bbc.com/turkce/haberler-dunya-43022920

[11] I24. 11 Shkurt 2018. Israeli strikes were ‘heavy blow’ to Iranian, Syrian forces: Netanyahu https://www.i24news.tv/en/news/israel/diplomacy-defense/167402-180211-israeli-strikes-were-heavy-blow-to-iranian-syrian-forces-netanyahu

Burimi : Yakın Doğu Haber/ ML

OPINIONE