Bota

Si po jeton popullsia civile në qendër të Afrinit?

Korrespondenti i Sputnik, një nga anëtarët e parë të shtypit i cili arriti në vendbanimet e rajonit Afrin të Sirisë, ku vazhdoi operacioni i Forcave të Armatosura Turke (TSK) ‘Dega e Ullirit’, u takua me popullin vendas.

Banorët e qytetit të Cinderes, 30 kilometra nga Afrin, ku ndodhen prodhuesit më të mëdhenj të ullirit dhe sapunit të Sirisë, folën për Sputnikun.

Një grua që jetonte me tre fëmijë në një garazh nëntokësor, duke treguar garazhin e ndarë në dy vende të veçanta ku kurdët jetonin me azil kërkuesit arabë, tha: “Ejani, hyni, shikoni se si jetojmë. Ne jetojmë 80 vetë, kryesisht gra dhe fëmijë. Nuk jemi larë në mënyrë normale për dy javë dhe jemi të shtrirë në një dysheme të lagur sepse kemi frikë nga sulmet e reja.”

‘ËSHTË E QUDITSHME SE SI TANI NUK JANË DUKE NA BOMBARDUAR’

Ndërsa një njëri i moshuar i cili i’u bashkua bisedës, u shpreh: “Ne shkojmë në një kohë të shkurtër gjatë ditës dhe furnizohemi me ushqim dhe mall. E dimë se bombardimet fillojnë në orën 3 dhe vazhdojnë deri në orën 5 pas drekës, pastaj në mbrëmje prej orës 9 deri në orë 5 të së nesërmes. Është e quditshme se si tani nuk janë duke na bombarduar.”

‘SHUMICA E BANORËVE U LARGUAN NGA FSHATI’

Ndërsa një person i quajtur Ali, ra dakord ta shoqëronte gazetarin në pjesën historike të qytetit dhe i’a tregoi këtë zonë më të dëmtuar nga bombardimet. Duke hyrë në një xhami që pretendonte të shkatërrohej gjatë operacionit të zhvilluar, Aliu tregoi tre hapësira boshe në tavan që mund të kishin qenë hapur nga plumbat.

Gazetari i cili tha se mund ta shishnin qytetin në këtë mënyrë, tha se dëshiron ta shoh fshatin nga kanë ikur shumica e banorëve të Cinderes.

‘PO PRESIM NDIHMË, SIDOMOS ILAÇE’

Kreu i fshatit, Hasan Vasuk tregoi se në fshat dhe në shpellat aty pranë strehohen rreth 10 mijë njerëz. Vasuk tha se situata humanitare ‘po i afrohet fatkeqsisë’ dhe se vaji i ullirit është konsumi kryesor i popullit në fshatin në të cilin përjetojnë probleme me ujë të pishëm dhe ushqim.

Kreu i fshatit tha se: “Tani situata është relativisht e qetë dhe për këtë arsye të gjithë janë jashtë për të marrë ajër të freskët. Lagështia në shpella ishte e lartë dhe fëmijët filluan të thithnin atë dhe të vuanin nga problemet e mushkërive. Këtu nuk kemi spital, mbledhim para dhe dërgojmë dikë për të blerë ilaçe. Shpresojmë që bashkësia ndërkombëtare në fund të shohë se çfarë po ndodh dhe të na dërgojë ndihmë, kryesisht ilaçe.

‘A KA DIKUSH QË I NGJANË NJË TERRORISTI?’

Vasuk i cili e dërgoi gazetarin në një nga shpellat ku jetonin dhjetëra njerëz, tha se hapësira u nda në dy pjesë dhe se pjesa më e thellë u përdor gjatë sulmeve ajrore.

Kreu i fshatit vazhdoi duke thënë se: “Nuk ka shumë hapësirë, kështu që të dy pjesët përdoren për të fjetur. Pasi që është më nxehtë të gjithë njerëzit vijnë pranë njëri tjetrit. A është dikush këtu që duket si një terrorist? Pse na bombardojnë?

JETOJNË 1 MILION E 200 MIJË NJERËZ

Një person i quajtur Abdul deklaroi se mbizotëronte paqja në vendbanimet Afrin para se të filloj operacioni dhe se askush nuk u lejua të udhëtonte me armë, madje edhe oficerët e policisë bartnin armët e tyre të fshehura në mbrojtëse .

Sipas autoriteteve, në Afrin e cila është një popullsi prej 400,000 banorësh, tani jetojnë 1 milion e 200 mijë njerëz së bashku me azilkërkuesit të cilët kanë ikur nga lufta.

Vasuk, i cili i përshëndeti gazetarët tha: “Ne duam që Rusia të ndikojë tek presidenti Erdogan, t’i japë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur dhe të kthehen të gjithë në punën dhe në jetën e tyre normale. Ne i besojmë Rusisë. Është shpresa jonë e vetme.”

Burimi : Sputnik News/ ML

OPINIONE