Nga motrat Haklaj tek ish-punonjësi i SHIK, Gjykata vendos dëshmitarët e parë në procesin e Izet Haxhias

Ka nisur sot seanca gjyqësore për Izet Haxhian, i cili akuzohet për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Klodiana Lala.

Mësohet se seanca po mbahet në gjykatën Penale të Tiranës. Prokuroria ka saktësuar adresat për disa nga dëshmitarët, për të cilët ka kërkuar qe të pyeten në gjyqin kundër Izet Haxhias.

Ndërkohë që ditën e sotme vendoset nëse mes këtyre dëshmitarëve do të jetë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, për të cilin kërkoi edhe prokuroria që të ishte në sallën e gjyqit që të jepte dëshminë e tij.

Po ashtu gjykata ka vendosur që të pranojë dhe kërkesën e prokurorit për marrjen e provave shkresore. Bëhet fjalë për raportin mjekoligjor të viktimës, procesverbalet e mbajtura nga policia në vend ngjarje, akt-ekspertimin e makinës, letër porosinë e pyetjes së Zenel Nezes në Belgjikë. Mes provave është kërkuar dhe deklarata e Berishës para ambasadës amerikane. Materiale për postblloqet e ngritura nga policia pas ngjarjes si dhe procesverbali i pyetjes se Jaho Mulosmanit në datë 6 maj 2001.

Deri më tani gjykata ka prunuar në cilësinë e dëshmitarit Kujtim Hysën, e Zenel Nezën, Afrim Krasniqi e Shaban Memia do të vlerësohen nëse do të pyeten si dëshmitare, ndërsa për ish kryeministrin Berisha e Vili Minarollin, gjykata do shprehet në një moment të dytë.

Genc Hoti do të merret në pyetje, është ish punonjës i SHIK person të cilin Haxhia pretendon se i ka treguar të gjithë ngjarjen. Fatos Klosin trupa gjykuese vendosi të mos e thërrasë si dëshmitar./Bw

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne